Loading...

Shqipëria në vazon e 3-të, mundësi reale pjesëmarrjeje në Kupën e Botës 2018

Shqipëria ka bërë surprizën ditën e djeshme. Fitorja ndaj Francës, Kampione Bote, ka bërë që në shortin për Kupën e Botës të vitit 2018, të jenë në vazon e tretë, si asnjëherë më parë. Kjo do të thotë se kuqezinjtë nuk do të kenë në grup vetëm një skuadër më të dobët, por dy të tilla, të cilat do jenë nga vazot 4 dhe 5.
Deri më tani, kuqezinjtë kanë qenë pjesë e vazos 4 dhe shorti shpesh u ka rezervuar skuadra të forta dhe pretendente, ashtu si dhe në grupin aktual për eliminatoret e EURO 2016. Tashmë shanset rriten edhe më shumë për ëndrrën e Kombëtares, që të marrë pjesë në Botërorin e 2018-ës, i cili deri tani mendohet të zhvillohet në Rusi, por ekziston mundësia të zhvillohet edhe në tjetër vend, po të kemi parasyshë që janë shtuar shumë zërat në Europë kohët e fundit që botërori i radhës të mos zhvillohet në Rusi, për shkak të ngjarjeve të viteve të fundit.
Shqipëria në vazon e 3-të, mundësi reale pjesëmarrjeje në Kupën e Botës 2018 Shqipëria në vazon e 3-të, mundësi reale pjesëmarrjeje në Kupën e Botës 2018 Reviewed by Marion Mardodaj on 6/14/2015 01:27:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.