Punësimi i Rinisë, Problemi që Duhet Zgjidhur

Punësimi i Rinisë, Problemi që Duhet Zgjidhur

Edhe pse Shqipëria është një nga vendet me moshë mesatare te re në Europë, për të rinjtë, çështja e punësimit është një ndër më problematike për ta.

Të përballesh me realitetin e përditshëm, për të rinjtë nuk është një aset i vyer për ta, por një mundësi për t’u larguar nga vendi.

Referuar raportit të fundit të Bankës Botërore për situatën ekonomike të Evropës Juglindore, papunësia e të rinjvë shkon në 28.8% , pra në çdo 4 të rinj, njëri prej tyre është i papunë.


Në këtë konteks, për të rinjtë para se gjithash problemi qëndron tek mungesa e frymëzimit. Për ta, realiteti ne vend nuk është aspak frymezues dhe stimulus, pasi shumë të diplomuar enden të papunë, edhe pse mund të kenë përfunduar studimet me nota të larta.

Duke iu referuar studimeve të larta, ne dy vitet e fundit eshte vene re dukshem drejtimi i të rinjve drejt arsimit profesional.

Në mbipopullimin e studentëve që përfundojnë unviersitetin, tregu ka krijuar hapesirat e nevojshme për profesionistë e specialistë që t’i përgjigjen kërkesave të tregut. Ndaj, brenda 4 viteve synohet nga ana e instuticione arsimore që kjo rritje do të shkojë deri në 50 %.

Ka shumë rëndësi që për një të ri apo të re, zgjidhjen e problemeve të tyre ta gjejnë në Shqipëri e jo duke menduar për t’u larguar jashtë vendit, si mundësia më e mirë për një nivel më të lartë jetese.

Për Nensi Bita, studente e degës së Fiziotereapisë, që pret të diplomohet në Universitetin e Tiranës, punësimi dhe jetesa jashtë janë mundësitë më të mira për një çdo student. Sipas saj, jashtë vendit të ofrohen mundësira punësimi në bazë të meritës.

Ndërsa për Migena Çela, studente në degën e Infermierisë në Tiranë, përgjigja drejt pyetjes se ku i pëlqen jetesa dhe studimi, eshte  “patjetër jashtë”.

Sipas një vëzhgimi të kryer nga ATSH-ja, të rinjtë e kanë më të lehtë të mendojnë dhe të tenntojnë të largohen nga vendi, sesa të përpiqen të gjejnë çdo mundësi sado e vogël në Shqipëri.

Ndërkaq, në muajin prill te ketij viti shqiptarët kërkuan azil në shtetin gjerman, ku numri i tyre arriti ne 4794. Me kete shifer, Shqipëria zuri vendin e parë në rajon.

Nese problemi social që sjell papunësia shoqërohet edhe me demoralizimin e të rinjve, menyra e duhur nuk është t’i shmangesh realitetit shqiptar, por të krijosh një përpjekje konkrete e të ndryshosh./atsh/
Previous Post Next Post