Loading...

"Nga Njeri në Hero" për CNN, Majlinda Kelmendi: E kam ëndërruar prej kohësh njohjen ndërkombëtare të Kosovës


Në prezantimin e saj për edicionin e CNN "Nga Njeri në Hero", Majlinda Kelmendi zbulon disa detaje të jetës së saj dhe ëndërrën madhore për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Interesant është fakti kur Majlinda shpjegon se në fëmijërinë e saj ishte e qetë, nuk kacafytej me moshatarët. Kur nisi të trajnohet në xhudo, ajo u shndërrua tërësisht.

"Gjatë karrierës sime kam pasur shumë probleme, sepse s'kishim mundësi të prezantonim Kosovën. Në këtë gjendje kemi qenë deri në vitin 2009. Njohja nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë, është gjëja më e mirë që ka ndodhur, sepse tani atletët mund të ëndërrojnë të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike. E kam ëndërruar për shumë kohësh këtë gjë, dhe më në fund po vjen," thekson buzagaz Kelmendi për një ndër mediat më të rëndësishme në botë.
"Nga Njeri në Hero" për CNN, Majlinda Kelmendi: E kam ëndërruar prej kohësh njohjen ndërkombëtare të Kosovës "Nga Njeri në Hero" për CNN, Majlinda Kelmendi: E kam ëndërruar prej kohësh njohjen ndërkombëtare të Kosovës Reviewed by Marion Mardodaj on 6/20/2015 09:31:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.