5 Mënyra si Liderët Mund t'bëhen më të Pëlqyeshëm në Facebook

Nga Blake Morgan

Ekzistojnë dy arsye bazë se përse njerëzit pëlqejnë liderët: Sepse janë të vërtetë dhe kanë integritet. Janë të thjeshtë, kuptojnë çfarë ndjekësit duan. Në ditët e sotme, shumica e drejtuseve të bizneseve mesatare nuk ia lejojnë vetes së tyre të jenë të vërtetë në mediat sociale. Shumë prej tyre fshihen pas disa njerëzve që janë ekspert në rrjetet sociale, të cilët i mësojnë ata se si të sillen në rrjet. Shumë prej tyre i transferojnë tek të tjerët profilet e tyre. Është e qartë se përse drejtuesit nuk postojnë në Facebook, sepse përmbajtja është e përpunuar - ka cilësi "të fabrikuar". Studimet tregojnë se nëse tregoni se cilët jeni dhe ndani histori në rrjete sociale, njerëzit do ju duan më shumë. Do lidheni më shumë me ta.

Nëse në botën e vërtetë, të qenit i/e "pëlqyer" nuk është diçka bardhë e zi, në rrjetet sociale kjo gjë edhe më e komplikuar. Nëse një drejtues nuk është aktiv në rrjetet sociale, mund të shihen si jashtë realitetit, sikur nuk e dëshiron modernitetin. Por gjithsesi, një studim i PR nga Weber Shandwick, titulluar "Duke Socializuar CEO-n III," tregon se në ditët e sotme, shefat ekzekutiv (CEO) janë dy herë më aktiv në mediat sociale seç ishin në vitin 2010.

Siç theksova më parë, ekziston një ndryshim themelorë mes drejtuseve të bizneseve mesatare, të cilët vendosin njerëz që të postojnë për ta në rrjetet sociale, dhe liderëve, të cilët angazhohen aktivisht rreth temave dinamike dhe duket se janë të shumë lidhur me profilet e tyre social. Në vijim kam përmbledhur 5 pika që mund t'i bëjnë edhe liderët e bizneseve mesatare më të pëlqyeshëm në rrjetet sociale.

1. Besoni në diçka
Disa liderë e kuptojnë me të vërtetë këtë, duke korrur përfitime në të gjitha rrjetet. Shihni liderët e partive kryesore në Shqipëri, të cilët marrin më shumë "like" në rrjetet sociale, duke bërë kësthu të jenë të lidhur vazhdimisht me komunitetet e tyre në rrjetet sociale. Kushtojini vëmendje faktit se si liderët e partive kryesore bëjnë postime në Facebook thuajse për çdo temë që shtrohet në publik dhe është e ndjeshme për ta, që nga ndeshjet e futbollit e tek çështja e Lazaratit. Kjo i bën ata të jenë të lidhur e të pëlqyer vazhdimisht, megjithëse asnjëri prej tyre nuk është ekspert futbolli apo ekspert kriminalistike.

2. Jini të vërtetë, duke qenë vetvetja
Përgjithësisht liderët janë njerëz karizmatik. Drejtuesit e nivelit mesatarë i joshin njerëzit me vetbesimin, sharmin dhe intelektin. Ky individ mund të jetë një shitës (roli i një kreut ekzekutiv duket se është kreu i shitësve). Intelekti unik i liderëve është zakonisht diçka e përçueshme në mediat sociale. Ndodh që edhe drejtuesit mesatarë të marrin një sërë reagimesh në mediat sociale. Zakonisht ata që jaanë të vërëtetë në shprehitë e tyre, që shprehin lirshëm atë që pëlqejnë apo s'pëlqejnë, atë që mendojnë se është e drejtë. Madjeshpesh shkruajnë se me çfarë po merren.

3. Jini vulnerabël
Sheryl Sandberg punon për Facebook dhe praktikisht është shumë aktive edhe në Twitter. Është tmerrësisht aktive në Facebook. Ka thuajse 1.7 milion ndjekës. Sandberg i tregojë online gjithë botës se si e përjetojë humbjen e burri të saj. Bota donte të vajtonte me të, dha ajo e lejojë këtë gjë. Postonte vazhdimisht emocionet ku lavdëronte me nota superiore burrin e saj. Ka një zemër të madhe. Rrallë kam dëgjuar komente negative për të. Ky është terreni i ri ku duhet punuar. Në të shkuarën, ngjarjet tragjike të jetës së shefave ekzekutiv, mbaheshin shumë private. Në epokën e rrjeteve sociale, liderët zgjedhin që këtë gjë ta bëjnë publikisht.

4. Jini gjithmonë aktiv
Pritet që liderët të postojnë. Në ditët e sotme liderët kanë nevojë të kenë markën e tyre. Pjesë e të pasurit një markë është mbajtja e një qëndrimi rreth një teme, dhe një zë për të. Ky qëndrim nuk duhet të jetë në të nëjtën linjë me punonjësit, klientët, ortakët dhe pjesën tjetër të botës. Çdo herë që postoni një status, do të thotë që po komunikoni me mikrofonin më të fuqishëm në historinë e njerëzimit.

5. Jini gjakftohtë ndaj njerëzve
Dua ta adresoj këtë çështje mes të qenit të vetëdijshëm dhe të qenit të ashpër. Ekziston një fije e hollë që e ndan personalitetin nga të qenit i/e bezdisshëm në rrjetet sociale. Nëse duhet të mendoheni dy herë përpara se të postoni diçka, ka shumë të ngjarë kjo të mos jetë zgjedhja e duhur. Nëse mund të jetë diçka që do t'ju duhet ta fshihni më vonë, atëherë mos e postoni./Forbes/.
Previous Post Next Post