Loading...

Kryeministri i Rumanisë nën hetim për falsifikim, evazion fiskal, pastrim parash dhe konflikte interesi


Presidenti Klaus Iohannis të premten tha se kryeministri  Victor Ponta duhet të japë dorëheqjen pasi prokurorët startuan një hetim kriminal anti-korrupsion për çështjet e tij.

“Teksa kryeministri po akuzohet për korrupsion, kjo është një situatë e vështirë për Rumaninë. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë tani në Rumani është një krizë politike. Në një kontekst të tillë, e nxis kryeministrin Ponta të japë dorëheqjen,” tha Iohannis.

Ponta nuk pranoi t’i bindej kërkesës duke thënë në Facebook se ai e respektonte mendimin e presidentit, por sipas tij ishte caktuar me detyrë nga parlamenti dhe vetëm ky mund ta shkarkonte”.

Drejtoria Kombëtare Anti-Korrupsion, DNA, të premten lajmëroi procedimin kundër Pontës për 17 akuza ndër to për falsifikim, evazion fiskal, pastrim parash dhe konflikte interesi.

Akuzat lidhen me aktivitetin e mëparshëm të Pontës si avokat në një firmë ligjore të zotëruar nga një ish-ministër, Dan Sova, një mik i afërt i tij.

Prokurorët pretendojnë se Ponta mori rreth 40 mijë euro nga firma ligjoe Sova nga viti 2007 dhe 2008 edhe pse ai nuk punoi për firmën. Ata thonë se firma sajoi raporte aktiviteti për punën e supozuar të Pontës.
Kryeministri i Rumanisë nën hetim për falsifikim, evazion fiskal, pastrim parash dhe konflikte interesi Kryeministri i Rumanisë nën hetim për falsifikim, evazion fiskal, pastrim parash dhe konflikte interesi Reviewed by Marion Mardodaj on 6/05/2015 09:00:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.