Kamomili rrit jetëgjatësinë, konfirmon studimi

Konsumi i çajit të kamomilit mund të lidhet me jetëgjatësinë, për gratë e moshuara amerikano-meksikane, sugjeron një studim i fundit.

Studimi u ndërmor nga Instituti Ndërkombëtarë i Shëndetësisë, SHBA, dhe gjeti që mes amerikano-meksikaneve të moshuara që konsumonin çaj kamomili, risku i vdekshmërisë së tyre u reduktua me 28 %.

"Çaji i kamomilit është dobiprurës për shëndetin e grave të moshuara amerikano-meksikane," theksoi autori i studimit, Bret Howrey, asistent profesor në universitetin e Teksasit.

Sidoqoftë, studimi tregoi vetëm të dhënat e një lidhjeje të mundshme mes kamomilit dhe jetëgjatësisë. Nuk e provojë marrëdhënjen pasojë-efekt të marrëdhënjes.

Bima e kamomilit është një alternativë kryesore e ilaçeve, dhe praktikuesit e saj e rekomandojnë në trajtimin e problemeve të stomakut dhe spazmës.

Studiuesit analizuan të dhëna nga 1,700 gra amerikano-meksikane nga Amerika Juglindore. Të gjitha ishin mbi 65 vjeç, dhe u gjurmuan nga viti 2000 deri në vitin 2007. Rreth 14 përqind e pjesmarrësve raportuan përdorimin e kamomilit, sipas studimit.

Kur studiuesit analizuan statistikat që u lidhnin me faktorë si mosha, pirja e duhanit dhe problemet shëndetësore, ata gjetën që mundësitë e vdekjes gjatë perjudhës së studimit u reduktuan me rreth 25 përqind, për gratë që përdornin kamomil

Si mund të ndikojë kamomili në jetëgjatësi dhe në shëndet në përgjithësi? Është e paqartë. "Kuptimi ynë në lidhje me kamomilin është akoma në fazën fillestare," theksoi më tej Howrey./newsmax/
Previous Post Next Post