Erion Veliaj: PD si barsoletë...kërkon votën kur për 4 vjet nuk bëri gjë


Kandidati i majtë për kryetar të Bashkisë së Tiranës zhvilloi dje një takim me banorë të Njësisë numër 10 në kryeqytet ku prezantoi programin e tij për drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit. Duke u ndalur në pika konkrete, Veliaj tha se njerëzit duan zgjidhje konkrete dhe jo barsoleta.
Erion Veliaj: PD si barsoletë...kërkon votën kur për 4 vjet nuk bëri gjë
Ai premtoi çlirimin e disa hapësirave publike në kryeqytet që janë të zëna për t’ua kthyer qytetarëve. “Miqtë e mi më 21 qershor ne do të votojmë për këto gjëra të vogla, do të hapim 12 hapësira publike të uzurpuara. Për këto gjëra jemi këtu. E paimagjinueshme, të kalosh nga Rruga e Kavajës te “Myslym Shyri” si të kalosh në xhungël.
E duam votën që të kemi një polici bashkiake, jo me gangsterë, por me djem dhe vajza që të shtojnë hapësira publike. Kemi në këtë lagje 5 zona që kanë probleme me ujin dhe kanalizimet”, tha Veliaj. Duke ironizuar kundërshtarët e tij, ai tha se ata kërkojnë votën kur në 4 vjet nuk bënë asgjë.

“Këta janë bërë barsoletë. Unë jam i mendimit se po ishe i paaftë për të bërë gjë në 4 vjet, nuk mund të bësh gjë për 14 ditë”, tha Veliaj.
Previous Post Next Post