Loading...

Çfarë thotë Pamja e Jashtme për Gjendjen Shëndetësore?

Çfarë thotë Pamja e Jashtme për Gjendjen Shëndetësore?

Karakterizoheni nga flokë që shkëlqejnë? Mos Keni vela në fytyrë, që ngjajnë si zbokth? "Ekzistojnë një sërë lidhjesh mes asaj se si dukemi nga jashtë, dhe asaj se çfarë ndodh nga brenda," thotë Ramsey Markus, profesor dermatologjie në Baylor College of Medicine në Hjuston, SHBA. Madje edhe fatkeqësitë më të bukura, si thonjtë e brishtë apo një kompleks prej "tarrallaku", mund të fshehin çështje të rëndësishme që tregojnë shumë. Hidhini një sy të imtësishëm, një herë e përgjithmonë këtyre shenjave sipërfaqësore, të cilat duhet të shihen me patjetër nga  i specializuar:

Nëse keni qime të trasha, të errëta në trup apo në fytyrë, kjo mund të tregojë se jeni të prekur nga

1. Nëse keni qime të trasha, të errëta në trup apo në fytyrë, kjo mund të tregojë se jeni të prekur nga: Sindroma polycystic e vezores. "Këtu nuk po flasim për disa qime të vogla. Kjo ka të bëjë me qime të trasha si të kafshëve," thotë Zoe Stallings, studiues në Duke Medicine në Durham të Nju Jorkut. Këto qime priren të rriten në vendet ku meshkujt karakterizohen nga qimet e dendura në trup, si në gjoks, faqe dhe në kurriz. Mund të ndodhë për shkak të niveleve të larta të hormoneve mashkullore, gjë që rrit riskun e infertilitetit dhe diabetit. Kërkojini doktorit tuaj të bëni një analizë gjaku. Reduktimi i peshës së tepërt mund të ndikojë pozitivisht. Në çdo rast duhet të konsultoheni me mjekun.

thonj të brishtë

2. Nëse keni thonj të brishtë, kjo mund të tregojë se mund të keni: Sëmundje kërpudhore të lëkurës ose kërpudha. Në fakt thonjtë janë strehë e përshtatshme për rritjen e kërpudhave. "Kërpudhave u pëlqen i ngrohti dhe pjesa e lagësht e lëkurës," thotë Dr Markus. Kur një parazit hyn brenda në thonj, thonjtë mund të nisin të thërrmohen në cepa. Mund ta limitoni ekspozimin ndaj lagështirës duke përdorur doreza teksa lani enët apo bëni punë të ndryshme.

Nëse thonjtë e të dyja duarve janë të brishtë, atëherë duhet t'i lani shpesh e më shpesh duart. Kryesisht vitaminat që përmbajnë keratinë, i forcojnë thonjtë, sipas një studimi të vitit 2014.

puçrra fytyre

3. Nëse keni puçrra fytyre: Keni çekuilibër hormonal. Shpërthimet nuk u ndodhin vetëm adoleshentëve dhe të rinjve. "Skuqjet mund të ndodhin pranë fundit menopauzës," shpjegon Dr. Chen. Ndërsa nivelet e estrogjenit dhe progesteronit bien, ekujlibri hormonal mund të shkojë drejt testosteronit, i cili nxit prodhimin e tepërt të vajrave që bllokojnë poret. Zakonisht skuqja shfaqet tek fyti apo në pjesën e grykëve. "Lajmi i mirë është se ekzistojnë një sërë preparatesh për ta parandaluar këtë gjë," shpjegon Dr. Chen.


4. Nëse keni lëkurë të thatë dhe me njolla, kjo mund të tregojë që: Keni mungesë të omega 3-shit. "Ndërsa mosha kalon, trupi ynë prodhon gjithnjë e më pak vaj që lubrifikon lëkurën," thotë Valori Treloar, bashkëautor i "The Clear Skin Diet". Yndyrnat e omega 3-shit ndihmojnë në shëndetin e lëkurës pasi parandalojnë atë nga zhvillimi i inflamacionit.
Kur keni mungesë të omega 3-shit, mund të keni kruajtje të lëkurës e të keni njolla. Ushqehuni sa më shumë me omega 3, të cilat gjenden në produktet e arrorrëve, farave të lirit dhe tek peshqit e ujërave të ftohtë.


5. Nëse keni flokë të rralla, kjo mund të tregojë: Hipertiroidizëm. Kur gjendra e tiroides nuk funksionon siç duhet, kur shumë nga qeskat e flokëve qëndrojnë në gjendje inaktive. Ndërsa flokët bien në mënyrë natyrale, ato nuk zëvendësohen, këtë gjë femrat e vënë re kur nis e u shfaqet lëkura e kokës. Hormonet sintetike dhe mjete të tjera shërimi mund të ndihmojnë në rikuperimin e volumit të mëparshëm të flokëve.
 Një shkak tjetër që nxit rrallimin e flokëve mund të jetë niveli i ulët i estrogjenit.

Për femrat në menopauzë, vitaminat B kompleks është efektive në rikuperimin e volumit të flokëve, shpjegon Dr. Stalling. Gratë që sapo keni bërë një lindje, nuk është e nevojshme të shqetësohen: volumi i flokëve do ju rikthehet sërish brenda harkut kohorë nga një në gjashtë muaj.
Çfarë thotë Pamja e Jashtme për Gjendjen Shëndetësore? Çfarë thotë Pamja e Jashtme për Gjendjen Shëndetësore? Reviewed by Marion Mardodaj on 6/19/2015 09:39:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.