Çfarë Mbajnë Mend Fëmijët nga Prindërit?

Çfarë Mbajnë Mend Fëmijët nga Prindërit?
Ph. D. Krystine I. Batcho
 Nga të gjitha përvojat që kemi pasur me prindërit tanë, cilat kujtime mbajmë edhe në moshë madhore? Prindërit janë nën presion për të përmbushur nevojat ushqyese, mjekësore, edukuese, emocionale dhe sociale të fëmijëve. Përgjegjësia e rritjes së fëmijës mund të jetë tmerruese. Ndërsa prindërit orvaten vazhdimisht për të përmbushur nevojat e fëmijëve të tyre, ata thellohen në pyetje që lidhen me qëllimin dhe kuptimin. Çfarë do bënte ndryshimin e madh në jetën e fëmijëve tanë? Për të vlerësuar çfarë ndikimi do kenë në të ardhmen përpjekjet tona, duhet marrë parasyshë se çfarë kujtimesh të mira kanë fëmijët në marrëdhënje me prindërit e tyre. Nuk është çudi që na kujtohen akoma edhe sot udhëtimet me prindërit në vende të ndryshme. Por, a janë këto të vetmet ngjarje që kanë ndikimin më të madh tek ne?

Kujtimet më të shpeshta reflektojnë cilësinë e marrëdhënjes së formuar mes fëmijës dhe prindërit. Marrëdhënjet zhvillohen përgjatë kohës si rezultat i ndërveprimeve të zakonshme, të cilat bëhen speciale për shkak të virtytit të thjeshtësisë. Kur përvojat e jashtëzakonshme marrin atributet e ndryshimit të jetës, kjo ndodh zakonisht për shkak të nxjerrjes së pah të marrëdhënjeve lehtësisht dramatike që përbëjnë jetën së bashku. Në një studim të kujtimeve autobiografike, një femër relativisht e re nxjerr në pah vazhdimisht kohët kur shkonte e luante basketboll, tenis dhe shkonte në kinema me babanë e saj - kujtime aq të ngulitura, sa që era e kokoshkave dhe e barit, të gjallëron vazhdimisht. Ajo çfarë i bëri këto marrëdhënje kaq speciale ka të bëjë pjesërisht me lidhjen baba-vajzë. Një djalë kujtonte vazhdimisht kur pedalonte me babanë, duke i përshkruar ndjenjat si "Ndjenja të një lidhje të fortë, që nuk mund të trazohen nga askush."

Në botën e sotme të konkurrencës, është e lehtë të harrohen nevojën që ka një fëmijë për t'u ndjerë i veçantë. Aktiviteti që përmbush kohën është më pak i rëndësishëm, se sa koha e shpenzuar bashkë. Një tjetër djalë sillte ndër mend emocionet e përjetuara si një 8 vjeçarë, teksa shihte Kupën e Botës në futboll natën vonë me babanë e tij. Megjithëse skuadra e tij humbi, ai kujton se ajo përvojë ishte shumë speciale, duke thënë se "Kurrë nuk jam ndjerë i lumtur në një natë." Nuk ishte loja apo rezultati i saj që e bëri këtë ngjarje kaq magjike, por kuptimi i tij që nxorri në pah lidhjen e ngushtë të tij me babanë: "Në fund, babai im dhe unë fjetëm në guzhinë për gjithë natën me televizorin ndezur." Një grua përshkruan se si për çdo ditëlindje, babai i blente një ëngjëll mbi të cilin shkruhej mosha e saj. Ajo shpjegon se sa kuptimplotë ishte kjo dhuratë për të, "sepse ishte diçka speciale mes meje dhe babait tim." Duke e ditur se seria e ëngjëjve të ditëlindjeve do të përfundonte në 21 vjeç, nuk e hapi kurrë kutinë e fundit, "Është akoma e mbyllur në dollapin tim të rrobave." Ndonjëherë aktiviteti mund të jetë tërësisht i veçantë, si ndërtimi i Pemës së Vitit të Ri apo i një kalaje prej rëre në plazh.

Mund ta marrim me mend se si "e thjeshta" kthehet në një kujtesë të vyer dhe në vlerë të përhershme. Fëmija e zhvillon besimin kur fillon të kuptojë se mund të mbështetet tek prindi. Mungesat e shpeshta reflektojnë stabilitetin e marrëdhënjes. Një tjetër djalë kujton vitet ndërsa rritej: "Ishim gjithmonë bashkë në pushime, kampingje, piknikë dhe në vende të ndryshme. Është "përherë bashkë", ajo që përçon njohurinë se një marrëdhënje e kuptimtë, është ajo që zgjat për shkak të virtytit të të qenit pjesë e jetës së thjeshtë.  Ndikimi i këtyre kujtimeve të përhershme është i pastër në mendje dhe mbahet me vete edhe në moshë madhore.

Ne gjithashtu kujtojmë edhe vështirësitë. Jo të gjitha marrëdhënjet e fëmijërisë reflektojnë përvoja magjike. Shumë njerëz kujtojnë të kundërtat, si humbjen e punës, aksidentet, sëmundjet apo vdekjen. Edhe gjatë kohëve më të vështira, prindërit kanë mundësinë t'u japin fëmijëve dhuratat më të rëndësishme - aprovimin që janë të dashuruar, mençurinë që vlerësojnë gjënë më të shtrenjtë, një model për t'u përshtatur me vështirësitë me dinjitet, të kuptuarit që vuajtjet janë të rëndësishme kur zgjasin si pjesë e jetës së dy njerëzve që duhen. Një grua përshkruan se sa e tmerrshme ishte kur mësoi për sëmundjen fatale të babait të saj. Ajo reflektoi se si sëmundja e babait të saj u bë sfida e familjes, duke e bërë atë personin që është sot: "Më bëri të vlerësoj çdo ditë dhe më tregojë mua dhe familjes sime, që nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë dhe të besojmë që mund të bëjmë të pamundurën...më tregojë se sa e fortë jam, dhe sa e fortë mund të bëhem."

Kujtojmë kur kemi shijuar kohët e mira dhe kohët e mbijetesës me prindërit. Disa nga përvojat që mbeten në mendje janë kohët kur u inkurajuam, u rehatuam dhe na u dhanë këshilla të vlefshme. Baballarët dhe mamatë zakonisht e shprehin ndihmën e tyre në mënyra të ndryshme. Ndërsa mamatë e rehatojnë fëmijën me një vakt të këndshëm, baballarët kujtohen zakonisht për mënyrën e tyre pragmatike për t'u pranuar dhe në ecjen përpara. Një djalë kujton kur donte të dorëzohej në orvajtjet e tij për t'u bërë pjesë e një skuadre futbolli për fëmijë. Ndërsa u bind nga babai të provonte edhe vitin e ardhshëm, ai mësoi më shumë se si të zhvillonte aftësitë e tij: "Më mësoi shumë për jetën, dhe të mos dorëzohem asnjëherë për të arritur një ëndërr...Gjëja kryesore që mësova, është të mos dorëzohem pas një dështimi." Duke reflektuar për mënyrën se si babai i saj u përshtat me humbejn, një grua nxjerr në pah: "Kjo gjë më bëri të kuptoj se gjërat mund të ndodhin pa paralajmërim. Më bëri të mendoj për jetën time, për domozdoshmrinë se duhej t'i kushtoja rëndësi gjërave dhe të bëja atë çfarë më bënte të lumtur sepse në çdo moment mund të ndryshonte. Pasi i kishte shpëtuar një operacioni emergjent, një burrë sjell në mendje këshillën e babait të tij: "Prandaj zgjohemi në mëngjes, për të parë se çfarë do na sjellë dita e re."

Ndërsa kujtimet mund të varjojnë nga më komikët e të tmerrshmit, ato me vlerë përqendrohen në atë se si marrëdhënjet prindër-fëmijë ndikojnë tek personat që bëhemi dhe në sensin tonë të qëllimit dhe kuptimit. Teksa një djalë reflektonte mbi ndikimin e vdekjes së të atit:"Më ndihmojë të mendoj kur gjërat shkojnë keq, që kam qenë akoma edhe më keq. Dhe më jep një arsye për të jetuar jetën e plotë për të bërë krenare familjen time, kryesisht për shkak se kemi të njëjtin mbiemër...Më jep një sens identiteti." Është e rëndësishme që fëmijët ta dinë që ju i doni ata, edhe nëse s'ja keni thënë asnjëherë. Dhe fëmijët duhet ta dinë që ju jeni krenarë për ta, edhe nëse nuk ua thoni kurrë. Por nëse u thoni "Ju dua," dhe "Jam krenarë për ty," këto fjalë do jenë ndër kujtimet më jetëgjata, më të fuqishme dhe kuptimplota./psychologytoday.com/
Previous Post Next Post