Loading...

Çfarë Hanë në Mëngjes Njerëz të Famshëm

Si e nisin ditën njerëzit më të famëshëm?
Përtej asaj se çfarë konsumojmë apo çfarë ushtrimesh fizike mund të bëjmë, mëngjeset janë të rëndësishme për të reflektuar dhe përgatitur mendjen dhe trupin për të përballuar ditën.

Kjo do të thotë të marrësh karburantin e mjaftueshëm për t'u përballur me botën.

"Zonja e Hekurt", Margaret Theçer
"Zonja e Hekurt", Margaret Theçer

Në një intervistë të vitit 1979 për The Sun, Theçer theksoi se po përpiqej të hante pak. Kur hante, ajo preferonte një kafe dhe një bistak të vogël rrushi.

"Nuk konsumoj shumë mëngjes, që të më japë energji për gjithë ditën," tha në këtë intervistë Thaçer.

Uiston Çërçill
Uiston Çërçill

Çërtill konsumonte në kundërshtim me trendin e sotëm të konsumuarit pak në mëngjes. Kryeministri më i preferuar i britanisë konsumonte gjithmonë mëngjese të bollshëm, të cilat përfshinin vezë të ziera, reçel, bukë të thekur, mish të ftohtë, rrush - dhe uiski me soda.

Preferonte që mëngjesi t'i servirej në dy tabaka. Në tabakanë e parë, Çërçill preferonte vezët e ziera, reçelin, bukën e thekur, gjalpin, kafen, qumështin dhe mishin e ftohtë të pulës apo ndonjë mish tjetër. Në tabakanë e dytë, preferonte rrushin, kupën me sheqer, një gotë me lëng portokalli, dhe uiskin me soda.

Pasi ushqehej, lante duart dhe tymoste puron e tij të parë të ditës.


Xhëstin Timbërlejk
Xhëstin Timbërlejk

Mëngjesi i këngëtarit të famshëm përfshin pite me li dhe gjalp bajameje, dhe një vezë të rrahur.
 Më pas vazhdon punën. Më pas, ai konsumon edhe një tjetër vezë të rrahur.

"Në të shumtën e kohës punoj, kështu që duhet të ha në mënyrë religjioze," deklaroi ai për revistën Bon Appetit.

Skot Adams, krijuesi i "Dilbert"

20 minutat e para të ditës së Adams janë ekzaktësisht të njëjta për çdo ditë. Ai zgjohet në 5 të mëngjesit, pi një kafe të shoqëruar me një qeskë proteine, edhe më pas ulet në tavolinën e tij të punës për të lexuar dhe përftuar ide.

"E trajtoj veten në këtë mënyrë, pasi e di që duhet të trajnohem si çdo kafshë tjetër. Dhe dua ta trajnoj veten duke shijuar zgjimin e mëngjesit, dhe duke qenë produktiv," shkruan ai. "Dua gjithashtu ta ndaloj urinë më vonë, sepse mund të më pengojë rrjedhën e mendimeve."

Riçard Branson
Brandson konsumon çdo mëngjes sallatë me fruta dhe drithëra.

Në disa raste Branson konsumon një lloj vaji peshku, i cili ka qenë për dekada jo i dëshirueshëm.

Sheril Beçelder, shefja ekzekutive e "Popeyes"

Beçelder organizon një rutinë mëngjesore shumë të veçantë.

"E dua mëngjesin," thekson ajo. "Menuja ime e preferuar kur më duhet të udhëtoj janë vezët e ziera, proshuta dhebuka e thekërit. Ndërsa në shtëpi, më pëlqen të konsumoj tërshërë të qullët."
Çfarë Hanë në Mëngjes Njerëz të Famshëm Çfarë Hanë në Mëngjes Njerëz të Famshëm Reviewed by Marion Mardodaj on 6/27/2015 02:17:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.