Loading...

BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë me 3.5% për 3 vitet në vazhdim


BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë me 3.5% për 3 vitet në vazhdim
Banka Botërore ka konfirmuar parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë deri në kufijtë e 3.5% për tre vitet në vazhdim.

Në raportin e publikuar së fundi prej saj, Banka Botërore evidenton se, mbështetur në projeksionet e raportit për perspektivat ekonomike globale, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3% për vitin 2015 dhe me 3.5% për vitet 2016 dhe 2017.

Përmirësimi i rritjes ekonomike do të jetë i ngadaltë dhe do të mbeshtetet në aftësinë për rimëkëmbjen e aktivitetit privat. Ndërsa ekonomitë në vendet e Evropës Juglindore ngelen të brishta ndaj rreziqeve që lidhen me faktorët atmosferikë.

Për të nxitur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës, Banka Botërore e vendos edhe njëherë theksin te nevoja për të thelluar reformat në të gjithë vendet e Rajonit. Shumë vende, përfshi Shqipërinë, ende janë larg praktikave më të mira në klimën e biznesit, që do të mundësonin rritje të produktivitetit, citon BB.
BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë me 3.5% për 3 vitet në vazhdim BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë me 3.5% për 3 vitet në vazhdim Reviewed by Marion Mardodaj on 6/12/2015 09:47:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.