Loading...

7 Mënyra për t'u Shëruar pas një Ndarje të Dhimbshme

Marrëdhënja juaj, për të cilën deri në atë çastë mendonit se po shkonte shumë mirë mbaroi. Menjëherë pas ndarjes u ndjetë të stabilizuar dhe të çliruar.

Por më pas, mefasisht, diçka nxjerr në pah dhimbjen tuaj të vjetër dhe bën të zhyteni në konfuzion, pakënaqësi dhe frikë. Ndoshta, intelektualisht ndiheni mirënjohës që jeni çliruar nga e shkuara, por emocionalisht, zemërimi dhe turpi po ju konsumon.

Përse?

Nëse jeni mbërthyer nga amocionet konflikuale pas një ndarjeje, ja 7 mendime që mund të ndihmojnë ndjenjat tuaja të çrregullta:

1. Kuptoni përse ndodhi
Një marrëdhënje e zhurmshme karakterizohet nga zënkat, luhatjet intimidimet dhe shtrëngimet për të bërë diçka të padëshiruar. Ky kaos precipiton në fyerje, mërzi, ankth, xhelozi, madje edhe në epsh dhe pasion. Në një marrëdhënje të tillë, truri qëndron për kohë të gjatë në një gjendje stimulimi të ekzagjeruar, mërzie dhe stresi.

2. Cilat janë pasojat?
Një marrëdhënje e zhurmshme mund të programojë trurit tuaj të qëndrojë në një gjendje të lartë thellësie, edhe pas një kohe të konsiderueshme psi marrëdhënja ka marrë fund. Të pa mësuara me qetësinë relativer e të qenit të vetëm, mendimet tuaja mund të qëndrojnë të çoroditura edhe kur burimi juaj i stimulimit ka ikur tashmë. Mund të kaloni sërish perjudha ku do jeni të fiksuar në mërzi dhe aspekte të pazgjidhura të marrëdhënjes.

3. Të ndjerit të vetmuar, është normale, është "OK"
Shqetësimi i kthimit pas në kujtimet e shkuara të një marrëdhënje të dhimbshme mbjell neveri, inat dhe frustrim. Kur ishit përfshirë në marrëdhënje, këto ndjenja duhej t'u kanalizonin diku, dhe ju e dinit se çfarë i nxiste ato. Pa ish-in tuaj, këto ndjenja mund t'ju bëjnë si të çmendur, përderisa nuk kanë një "grykëderdhje" - dhe mund të ndiheni të çorientuar.

4. Përqafoni kohën
Është e vështirë të përfaktoni se cilat mund të jenë nxitjet e gjendje suaj: Ndoshta ish-i juaj është me një tjetër person, ose ju jeni me një tjetër. Mbase mund të jetë një tjetër arsye. Përse jeni të zemëruar edhe 18 muajsh, pasi jeni ndarë nga ish-i juaj. Përse po e përjetoni tani xhindosjen, pas kaq kohësh? Nuk ka rëndësi kur ndodhi: Koha është një tregues i mirë, ndërsa jeni akoma në proçesin e xhindosjes.

5. Jini të mirë me veten tuaj
Nëse jeni këtu ku jeni tani, nuk ekziston aryeja të ndiheni të alarmuar. Nuk ekziston ndonjë afat zyrtarë për të indentifikuar se kur do përfundojë kjo ndjenjë regresive dhe e dëmshme. Reagimet tuaja janë pjesë e procesit të hidhërimit përgjatë kohës. Por, në vend që të ndiheni të inatosur me veten tuaj për regresin, mundohuni të ndjeni dhembshuri për aspektet e traumës suaj, të cilat nuk u shprehën asnjëherë deri tani. Një shtresë e dhimbjes së humbjes po ikën, dhe ju po shëroheni.

6. Mbani përgjegjësi për shërimin tuaj
Ndërsa jeni duke lejuar proçesin tuaj të shpaloset në mënyrë natyrale, ndjenjat mund të ndikojnë mbi njerëzit e gabuar, në vendin e gabuar. Ushttrohuni të jeni të kujdesshëm kur ndjeni nevojën për të qenë destruktive me veten dhe me të tjerët rreth jush, për shkak të xhindosjes. Madje, edhe nëse i-shi juaj është burimi i xhindosjes, nuk varet nga ish-i juaj, bërja më mirë e gjërave. Jeni ndarë; jeni ju që mund ta shmangni ankthin, frustrimin dhe frikën e ngelur.

7. Shmangni sjelljet destruktive dhe negative
Merrni kohë të mjaftueshme dhe praktikoni përkujdesjen ndaj vetes dhe shmangni aktivitetet destruktive që nxisin traumën. Njohja e vetvetes, pranimi i vetvetes, dhe dhembshuria për vetveten do t'i sillte fund konfuzionit. Bëni lidhjen mes sjelljes suaj të tanishme, dhe nga e ka origjinën ajo, në mënyrë që të punoni me të. Identifikoni modelet dhe çfarë ju nxit të ndjeheni në kështu, në mënyrë që të keni nën kontroll reagimet. Herët a vonë, kjo gjendje do kalojë.
7 Mënyra për t'u Shëruar pas një Ndarje të Dhimbshme 7 Mënyra për t'u Shëruar pas një Ndarje të Dhimbshme Reviewed by Marion Mardodaj on 6/13/2015 12:19:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.