5 Racat e Jashtëtokësorëve në Kontakt me Tokën

  Besoni tek inteligjenca jashtëtokësore? Po në idenë që ata, jo vetëm që ekzistojnë, por që janë në konktakt të vazhdueshëm me tokën? Të dhënat tregojnë që kjo mund të jetë plotësisht e vërtetë. Në vijim të artikullit do zbulojmë histori të fshehura më parë dhe  do ju prezantojmë me disa specie jashtëtokësorësh që janë në kontakt me ne.

Njerëzit kanë zbuluar deri tani 2000 planete të sistemeve të tjerë diellorë të universit, ku vetëm këtë vit janë zbuluar 500. Këto planete janë potencialisht të përshtatshëm për lulëzimin e jetës dhe kanë kushtet e nevojshme për zhvillimin e saj, përfshirë këtu oksigjenin, karbonin dhe ujin.

Studimet e vazhdueshme të njerëzimit kanë bërë të kuptojmë që Universi është i tejmbushur me jetë, dhe sidomos kur kemi parasyshë që universi ynë përbëhet nga të paktën 100 miliardë galaktika. Disa njerëz mund të mendojnë që është e pamundur që alienët të ekzistojnë, dhe dyfish e pamundur bëhet kjo, kur mendojnë se është e paimagjinueshme që këta të udhëtojnë vite dritë për të na vizituar. Por mendoni pak: Toka jonë ka një moshë prej vetëm 4 miliardë vitesh, në një univers që ka mbi 14 miliardë vjet që ekziston. Pra, çfarë mund të ketë mësuar, krijuar dhe bërë një specie, e cila ka jetuar 2 apo 3 miliardë vjet më parë se ne?

Kontaktet e provuara
Njerëz të caktuar kanë guxuar të dalin kundër rrymës dhe të thonë që kanë pasur kontakt me alienët. Njerëz të rrëmbyer nga alienët, personel ushtarak, informatorë, madje edhe shkencëtarë të njohur, janë testuar gjerësisht nga neuroshkencëtarë, psikologë, hipnotist etj, dhe kanë provuar se këta njerëz kanë pasur kontakte me alienët, disa nga të cilët kanë raportuar se kanë qenë të mirë, dhe të këqinj.

Nëse këto gjëra ju duken të reja, shihni më poshtë ish-Ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Paul Helleyr, i cili i bën një demaskim të plotë  mbulimit të historive të UFO-ve dhe kontaktet që janë bërë me ta. Ai shpjegon përpara qeveritarëve se ne jemi në dijeni se ekzistojnë 80 specie alienësh, dhe me katër prej tyre, kemi pasur kontakt të drejtpërdrejtë, këtu mbi tokë:



Besohet që të gjithë ata që na kanë kontaktuar, janë dashamirës dhe duan të na ndihmojnë. Disa nga këto qenie mund të shfaqen në natyrë në formë paranormale.

Në vijim po paraqesim 5 specie alienësh që janë në kontakt me tokën. Mbani parasyshë që ky nuk është informacion i sajuar, por vjen nga nivelet më të larta të ushtrisë amerikane, të personelit ushtarak, shkencëtarëve dhe nga ata që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë.

1. Esasanët




Teknikisht esasanët janë zvarranikët e llojit tonë, njerëz hibrid ngjyrë gri. Kohë më parë erdhi në tokë një specie e quajtur "gri". Sipas raporteve, ata i kanë modifikuar gjenet e tyre deri në atë pikë, sa që nuk janë të aftë të riprodhohen më. Por mund të mbijetojnë vetëm përmes klonimit.

Kemi rënë dakord të ndajmë gjenetikën me ta, në mënyrë që të mund të ndryshojmë të ardhmen dhe kursin e historisë së tyre. Shumë rrëmbime, kanë të bëjnë me këtë kurs të rregullimit gjenetik, i cili ka qenë shumë konfuz për njerëzit. Deri në njëfarë mase, ne e kemi pranuar këtë marrëdhënje.

Qysh atëherë, janë krijuar një sërë qeniesh të tjera, të cilat janë shumë më të avancuara se sa ne, dhe u është dhënë një planet i bërë gati më parë, ku mund të jetojnë, zhvillohen e të rriten me shpejtësi, pa qenë e nevojshme të jenë ndonjëherë primitiv, si udhëtimi ynë mbi Tokë.

Në njëfarë mënyre, ata janë kushërinjtë tanë direkt, dhe janë këtu për të na ndihmuar gjatë kursit të evolucionit. Na ndihmojnë të qëndrojmë në kursin e realitetit më të preferuar, që ne duam të krijojmë, atë të paqes dhe harmonisë. Esasanët janë një specie dashamirëse dhe e dashur. Kanë një marrëdhënje të lartë me veten e tyre, janë jashtëzakonisht të gjallë, dhe dëshirojnë ta reflektojnë mbrapsht urinë tonë për të kuptuar më mirë vetveten.

2. Yahyelët



Yahyelët janë një specie e këndshme qeniesh hibride. Thuhet se rrezatojnë energji të pastër diellore të florinjtë, dhe janë kushërinjtë tanë më të afërt ndëryjorë.

Këta do jenë specia e parë që do bëjë kontakt të hapur me ne, në të ardhmen. Janë të gjatë afërsisht sa ne, të mirë formuar dhe duket se kanë pamjen e karaktereve ëngjëllore. Janë shumë të bukur, të sjellshëm, inteligjent, zemërbutë dhe të vëmendshëm.

Kanë marrëdhënje shumë të shëndetshme me teknologjinë, dhe janë këtu për të na ndihmuar të zhvillohemi. Edhe ata kanë ardhur nga kohërat primitive, dhe tani janë shumë më të avancuar se ne. Thuhet se shumica e rrjeteve të platformave sociale tona, iu dhanë Tokës me ndihmën e rrymës së ndërgjegjes së tyre.

3. Hibridëd Sirian


Hibridëd Sirian

Kjo specie është shumë e zhvilluar, dhe sipas të dhënave, kanë pasur kontakte me ne qysh në fillim. Thuhet se këta janë rraca-baba e jona, të cilët erdhën dhe krijuan gjenetikisht njerëzit. Shumë profeci të lashta dhe tekste shpirtërore theksojnë se jashtëtokësorët janë të përfshirë në krijimin e rracës njerëzore.
Hibridëd Sirian
Siriusët ekzistojnë nga 300 në 500 vjet në të ardhmen dhe janë dhjetëramijë vjetë më të avancuar dhe të zhvilluar se rraca jonë. Janë të specializuar në teknologji, arkitekturë, energjinë e qëndrueshme dhe në gjeometrinë e shenjtë. Thuhet se krijesa në Avatar, është shumë e ngjashme me sirianët.

4. Pleiadianët

Hipersapiencët pleiadianë janë të gjatë, fytyrë rrumbullakët, sy të gjerë me tipare të buta. Janë qenie të bukura. Thuhet se shumë nga ne shpenzojnë kohë me plaiadianët duke mësuar rreth jetës, përpara se të vijmë në tokë.

4. Pleiadianët

Trupat e tyre funksionojnë si instrumente delikat, të cilët mund të kapin sinjale psikike përgjatë universit.

Thuhet se pleiadianët kanë cilësi diplomatike dhe se janë përfshirë në aleanca ndëryjore, duke suportuar zhvillimin e rracave në planetet e tjerë dhe duke u siguruar për progresin dhe evolucionin e tyre. Nëse punoni psikikisht për t'u lidhur me ta, ata janë plotësisht të gatshëm dhe do t'ju përgjigjen në mënyrë të shpejtë.

5. Arcturianët



Specia më e lashtë e galaktikës, hipersapiencët arcturian janë raca më e zhvilluar e alienëve. Thuhet se sistemi arcturian është i pari që u mboll në galaktikën tonë, i cili pasoi një sërë racash , përfshirë edhe racën njerëzore.

Arcturianët vijnë në shumë forma, pasi ndërgjegjja e tyre shumë e avancuar u ka mundësuar të kalojnë përmes veçantisë dhe kompleksitetit e të bashkëekzistojnë në një realitet me vibracion shumë të lartë. Raca primare e tyre është e gjatë rreth 1.2 metra, me lëkurë blu dhe trup të bollshëm.

Arcturianët po bëhen gjithnjë e më pak fizik. Janë të mprehtë, janë psikik përtej kuptimit tonë, dhe janë në mbikqyrje të përhershme të jetës sonë mbi tokë. Janë stërgjyshërit më të thellë të yjeve.

Për më tepër informacione rreth alienëve, sugjerojmë të shihni dokumentarin në vijim, i cili bazohet në studime dhe të dhëna të një dekade të tërë:



Në lashtësi ishin në dijeni të alienëve


Vizitat e alienëve janë regjistruar prej mijëra vjetësh, dhe të gjitha kulturat e lashta flasin për "zotër" që do "vijnë nga qielli" me një dritë të shndritshme për t'u dhënë njohuri mjete, teknologji dhe kulturë. Zakonsht këto qenie janë përshkruar sikur kanë lëkurë të shndritshme apo të veshur me ndonjë pelerinë të shndritshme, dhe përgjithësisht kanë kokë më të madhe dhe sy më të mëdhenj.

Previous Post Next Post