5 Gjërat që Njerëzit Mirënjohës u Shmangen


Është e thjeshtë për të qenë njerëz të mirë dhe mirënjohës kur gjërat shkojnë për mrekulli, por njerëzit më të lumtur, janë të lumtur sepse mirësia e tyre nuk është e lidhur me rrethanat. Ata qëndrojnë të lumtur edhe në kohë të vështira, duke u shmangur gjërave për të cilat ata janë të vetëdijshëm që ua dëmtojnë lumturinë.

1. Ata nuk ankohen dhe nuk dëgjojnë ata që qahen
Ankesat dhe dëgjimi i atyre që qahen na zhvendos nga hapësira pozitive e mirënjohjes, në një hapësirë negative. Dhe çfarë është më e keqja, kjo mund të dëmtojë trurin. Studiuesit theksojnë se ekspozimi për vetëm 30 minuta në një ambjent ankesash dhe negativ, mund të ndikojë negativisht në aftësitë tona për të marrë vendime të rëndësishme.

Është e vështirë të kuptohet jeta pa ankesa, për shkak se është vetë jeta e vështirë, dha gjatë rrugës ekzistojnë një sërë frustrimesh. Një shprehje ankese dhe frustrimi nuk është se dëmton kapacitetet tona të mirënjohjes, por është vetë qëndrimi në një ambjent negativ dhe dëgjimi i ankesave, ai që është i dëmshëm.

Çfarë mund të bëjmë
Bëni një lëvizje të vogël për ta zhvendosur veten tuaj nga negativiteti në drejtim të një ambjenti më pozitiv dhe mirënjohës.

2. Ata nuk i marrin si një dhuratë gjërat e vogla
Është e njohur shprehja që "gjërat e vogla bëjnë ndryshimin e madh". Në fakt kjo është tërësisht e vërtetë në praktikën e mirënjohjes. Mirënjohja nuk është thjeshtë përqendrimi tek gjërat e mëdha në jetë. Madje, njerëzit më mirënjohës shpenzojnë kohë duke u fokusuar tek gjërat e vogla, që u sjellin buzëqeshje.

Gjërat e vogla, si një lule e bukur, një buzëqeshje nga një i panjohur, ose dikush që e mban të hapur derën teksa kalojmë, kanë fuqinë të lartësojnë praktikën e mirënjohjes, kur ajo vlerësohet në moment.

Çfarë mund të bëjmë
Shpenzoni kohë çdo ditë duke vëzhguar për ato momente ku mund të shprehni mirënjohjen. Ka fuqinë ta ndryshojë një ditë të zakonshme, në një ditë të mrekullueshme.

3. Ata nuk presin një jetë perfekte
Të gjithë e dimë që jeta nuk është perfekte, dhe pavarësisht sa mirënjohës dhe të lumtur jemi në jetë, ndonjëherë jeta mund të na e marrë lumturinë. Ndërsa nuk presim një jetë perfekte, përse hidhemi në lak kur ndodh diçka e paparashikuar? Duket se ky lak na zë gjithmonë.

Duke e trajtuar çdo sfidë si një problem, kjo na zhvendos nga mirënjohja dhe na çon në një pozicion mbrojtës. Kur shpenzojmë kohë duke mbrojtur jetën tonë të lumtur, ne po i shmangemi lumturisë duke u fokusuar tek problemi. Jini të gatshëm për sfidat me të cilat do përballeni në të ardhmen, sepse ato do të ndodhin.

Çfarë mund të bëjmë
Qëndroni në të tashmen dhe bëhuni më proaktiv. Prisni që një sfidë të testojë mirësinë dhe lumturinë tuaj. Kur të ndodhë, fokusohuni mbi gjithçka mirënjohëse me mendimin në mendje se do të jeni të lumtur më pak se zakonisht kur gjithçka të përfundojë.

4. Ata nuk e nënvlerësojnë rëndësinë e gjumit
Gjumi është ndoshta mjeti më i nënvlerësuar nga ne për të jetuar një jetë mirënjohëse e të lumtur. Jemi një shoqëri e deprivuar nga gjumi. Zhurmat e shumta të makinave, muzika pa lidhje e lokaleve të natës në çdo cep të qyteteve kryesore të Shqipërisë, nuk të lënë të flesh në orët ku gjumi ka efektivitetin më të madh, nga ora 20:00 e deri në orën 14:00. Kur jemi të lodhur, bëhemi më emocional, më të prirur drejt dramës dhe më të ekspozuar për të reaguar në mënyrë negative.

Është e vështirë për të qenë mirënjohës kur shëndeti fizik dhe emocional i yni nuk është në nivelin e duhur. Gjumi na shëron dhe e përgatit trupin tonë të përballojë sfidat; është mënyra se si ne i përballojmë sfidat, ajo që ndikon praktikën e mirënjohjes.

Çfarë mund të bëjmë
Flini. Themeloni një rutinë shtrati dhe nderoni gjumin. Gjumi ushqen shpirtin, kështu që kur të zgjoheni, do ndiheni të freskët për të përballuar ditën.

5. Ata nuk i neglizhojnë njerëzit me rëndësi
Duke i kushtuar vëmendje marrëdhënjes me njerëzit, është diçka e rëndësishme për veten dhe përcaktuese në praktikën e mirënjohjes. Mendoni për të? Marrëdhënjet luajnë një rol të rëndësishëm në atë që jemi, se ku po shkojmë dhe si të jetojmë jetët tona. Nëse i neglizhojmë marrëdhënjet, po neglizhojmë jetën tonë.

Është ai momenti, kur e zhvendosim vëmendjen nga njerëzit, tek një sërë gjërash njëherësh, i cili na largon nga hapësira e mirënjohjes. Kjo gjë nuk i shërben aspak vetes sonë autentike. Njerëzit duhet të jenë përherë, fokusi.

Çfarë mund të bëjmë
Kushtojini vëmendje njerëzve, jo gjërave. Bëjini njerëzit prioritet duke ushqyer ato marrëdhënje që kanë kuptim për ju, përmes një komunikimi të rregullt dhe njëkohësisht duke shprehur mirënjohje dhe dashuri.

Për të ngritur nivelin e mirënjohjes kërkon angazhim dhe fokus konstant në mirënjohje. Nuk është një shkencë, por kërkon një përpjekje për të qenë prezent në moment dhe për të qenë në dijeni të këtyre momenteve dhe kontributit të tyre në ditën dhe gjithë jetën tonë./thespicritscience/
Previous Post Next Post