Loading...

3 Hapa për të Zgjidhur Konfliktin në Familje

Sigurisht që keni vënë re se shumica e konflikteve të ashpra ndodhin në shtëpi, brenda familjes, me njerëzit më të afërt. Këto konflikte na sjellin më shumë dhimbje se çdo konflikt tjetër, na bëjnë të vuajmë pa masë dhe na shkaktojnë stres.

Nga Aldo Civico

Konfliktet e shtëpisë janë më të vështirët kur vjen puna për t'u përballur.

Por si atëherë, mundet ta kthejmë një çastë të vështirë në shtëpi, në një mundësi për të ndërtuar raporte me të mira me njerëzit më të shtrenjtë për ne?

Jam i lumtur që po ndaj me ju këtë strategji, të cilën e kam përdorur në zgjidhjen e konflikteve gjatë punës time të ndërtimit të paqes përreth botës, ku janë përfshirë shefa të togave të pushkatimit, të rinj të përfshirë në banda kriminale, madje edhe terroristë.

Dhe sigurisht, të njëjtat aftësi i kam përdorur edhe në jetën e përditshme, me familjen time.

Është një strategji që funksionon dhe më ka ndihmaur të kaloj nga një gjendje mendore jo produktive, në një gjënde mendore me resurse të pashterueshme. Ndihmon për të mos përshkallëzuar më tej konfliktin, i cili ndodh zakonisht kur emocionet e çastit nuk kontrollohen.

Këtë strategji e kam quajtur "Strategjia e Perspektivës Trekëndore".

Kur do të na duhet ta çlirojmë veten nga emocionet negative, negociatorët profesionistë sugjerojnë që të mbani distancë nga konflikti dhe ta shihni atë nga lart. Në fakt është e më e thjeshtë për t'u thënë se për t'u bërë. Por kjo strategji ju mundëson ta largoni veten e të shihni situatën më qartë. Qartësia është e rëndësishme kur vjen puna për të zgjidhur një konflikt dhe shmangur përshkallëzimin.

Ja tre hapat e strategjisë së perspektivës trekëndore:

1. Perspektiva e vetvetes
Ky hap kërkon të arrini një nivel të lartë të ndërgjegjësimit. Kjo arrihet duke pyetur veten se, çfarë ju shqetëson me të vërtetë?

Çfarë dhimbje po përpiqeni të shmangni? Nga se po e mbroni veten? Çfarë dëshirash po përpiqeni të kënaqni përmes emocioneve dhe sjelljes që po shfaqni? Po kërkoni të dukeni interesant në sytë e të tjerëve? Apo për t'u ndjerë të sigurtë? Po mundoheni të lidheni me të tjerët, apo të lidheni me vetveten.

Shkoni thellë në vetvete, dhe qartësoni se çfarë është me të vërtetë konflikti për ju.

Në fakt, ka mundësi që ndërsa luftoni për një çështje specifike, në realitet mund ta gjeni veten duke luftuar për diçka më të thellë. Pra, çfarë është? Qartësohuni, dhe do të jeni në gjendje të shihni disa opsione, për të marrë atë që me të vërtetë dëshironi.

2. Perspektiva e të tjerëve
Kjo është thelbësore. Kërkon të keni empati (të kupton ndjenjat e të tjerëve), dhe përmes empatisë të kuptoni më shumë rreth asaj se çfarë po ndodh me të vërtetë.

Vendoseni veten në vend të të tjerëve. Ndërpriteni për një moment gjykimin tuaj personal, dhe bëni të pamundurën që ta shihni situatën nga këndvështrimi i të tjerëve.

Nga se mund të influencohet qëndrimi i mbajtur nga të tjerët? Çfarë përvoje formëson mednimin e personit? Si po shkon jeta e tij? Çfarë nevojash po kënaq ai apo ajo me një sjellje të caktuar? Mos personi po kërkon të kuptojë? Mos po kërkon dashuri dhe lidhje? Me fjalë të tjera, cili është qëllimi i vërtetë i personit?

Shkoni thellë duke pyetur veten: si mundet t'i interpretojnë fjalët dhe sjelljet e mia të tjerët? Çfarë mund të bëj ndryshe, në mënyrë që të kënaq njëkohësisht nevojat e personit tjetër dhe të mijat?

Kur të kombinoni pikpamjet e përftuara pasi keni konsideruar perspektivën tuaj dhe të personit, mund të keni një kuptim më të mirë të çështjes në fjalë dhe shumë mënyra për ta zgjidhur atë.

3. Perspektiva e palëve të treta
Shpesh, një person i tretë mund të na japë një ide më të qartë rreth problemit që jemi duke përpjekur për të zgjidhur.

Në këtë hap, vendoseni veten në pozicionin e personit të tretë që është duke vëzhguar situatën ku jemi përfshirë.

Kështu, imagjinoni sikur jeni ulur në kinema duke parë konfliktin tuaj në një ekran të madh. Për çfarë bëhet fjalë?

Çfarë thotë spektatori për sjelljen dhe gjykimin tuaj? Çfarë sheh spektatori? Çfarë këshillash mund t'ju japë ai? Çfarë mund t'ju thotë për qëllimet e vërteta të personit tjetër? Dhe kështu me rradhë...

Pra, duke prodhuar tre këndvështrime të ndryshme, strategjia e perspektivës trekëndore na mundëson të shkëputemi nga emocionet, të përftojmë pikëpamje me vlerë, dhe të kemi një kuptim më të thellë të konfliktit. Mundëson që të zhvendoseni nga pozicioni i viktimës, në pozicionin e lidershipit.

Ja çfarë duhet të kemi parasyshë...
Nryshimi nuk fillon nga të tjerët. Ndryshimi fillon nga vetja jonë...brenda nesh. Në këtë këndvështrim, konflikti mund të jetë gjithmonë një mundësi për: komunikim më të mirë, për një dialog për çështjet që kanë rëndësi, por një marrëdhënje më autentike, për zhvilim dhe rritje personale, etj.

Konflikti është pjesë e jetës. Nuk mund të shmanget. Por mund të zgjidhet, ndryshohet e të përjetohet si një dhuratë nga jeta për t'u bërë individë më të thellë e të mençur. Çdo ditë mësoni më shumë si të dashuroni...dhe të dashuroheni nga të tjerët./psychologytoday/
3 Hapa për të Zgjidhur Konfliktin në Familje 3 Hapa për të Zgjidhur Konfliktin në Familje Reviewed by Marion Mardodaj on 6/06/2015 01:08:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.