Loading...

(Video) Shefi komisariatit godet me shuplaka një të ri, pezullohet nga detyra





Drejtoria e Policisë së Vlorës ka pezulluar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Gazmend Shehu pas publikimit në media të një videoje ku shihet duke dhunuar një të ri. Bëhet fjalë për në ngjarje të ndodhur në muajin mars, në një lokal lojërash fati në Tepelenë kur Shehu ishte shef komisariati në këtë qytet. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Shehu shihet duke debatuar me një të ri, të cilin më pas e qëllon me shpulla e grushte. Sipas policisë së Vlorës, Shehu është pezulluar deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.
(Video) Shefi komisariatit godet me shuplaka një të ri, pezullohet nga detyra (Video) Shefi komisariatit godet me shuplaka një të ri, pezullohet nga detyra Reviewed by Marion Mardodaj on 5/09/2015 12:50:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.