Loading...

Veliaj në Ndroq: Në rast fitoreje, Bashkia do nisë grumbullimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale


Kandidati i mazhorancës për Bashkinë Tiranë, Erjon Veliaj vizitoi pasditen sotme Ndroqin ku zhvilloi një dëgjesë me banorë të kësaj zone. Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve të zonës të cilët u ankuan kryesisht për mungesën e një tregu të sigurt të rregulluar nga shteti për prodhimet e tyre, Veliaj u shpreh se në rast fitoreje më 21 qershor, bashkia e drejtuar prej tij do të nisë punën për krijimin e një pike grumbullimi për prodhimet bujqësore blegtorale të zonave përreth Tiranës, duke u shprehur se promovimi i prodhimit vendas mbetet një nga objektivat e tij.

Veliaj shtroi edhe idenë e organizmit të tregjeve të lëvizshme që u dedikohen zonave të caktuara të Tiranës çdo javë, duke promovuar prodhimin dhe traditën e secilës zonë. Veliaj akuzoi kreun aktual të bashkisë për mungesë totale vëmendjeje dhe përkushtimi për qytetarët e Tiranës, në një kohë që premtoi se me ardhjen e tij në krye të baskisë do t’i kushtohet tërësisht punës në shërbim të qytetarëve.

Sipas Veliajt, Basha e kërkon pushtetin për të dëmtuar qeverinë, gjë që sipas tij nuk i vjen aspak në shërbim bashkisë duke qenë se financohet nga pushteti qendror, ndërsa të majtët, tha veliaj e duan pushtetin për t’u shërbye qytetarëve.
Veliaj në Ndroq: Në rast fitoreje, Bashkia do nisë grumbullimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale Veliaj në Ndroq: Në rast fitoreje, Bashkia do nisë grumbullimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale Reviewed by Marion Mardodaj on 5/08/2015 07:23:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.