Vdes djali i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden

Vdes djali i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden

 Beau Biden, djali i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, humbi jetën në moshën 46-vjeçare pas një kanceri në tru, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë.

Me anë të një deklarate, Joe Biden u shpreh i pikëlluar për humbjen e djalit Beau.

“Shpirti i Beau do të vazhdojë të jetë bashkë me ne”, theksoi ai.


Beau Biden ka qenë prokuror i përgjithshëm i Delawares.

Edhe presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortje e tij, Michelle u shprehën se janë të pikëlluar për humbjen e Beau Biden.

“Beau ka qenë një nga njerëzit më të fortë që kemi njohur deri tani. Ne dëshirojmë që Zoti të kujdeset për të dhe t’i japë durim familjes së tij”, deklaroi Obama me anë të një komunikate.
Previous Post Next Post