Vatikani njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës


Vatikani njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës. Akti mori vlerë ligjore përmes një traktati të ri, që do të nënshkruhet së shpejti.

Në traktat shkruhet se marrëdhëniet diplomatike, Vatikani nuk do t’i ketë më me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, por me shtetin e Palestinës.

Vatikani ka ndërmarrë hapa për njohjen e Palestinës, që në vitin 2012, kur përshëndeti vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për njohjen e këtij shteti.

Vitin e kaluar, gjatë një vizite në tokën e shenjtë, Papa Françesku përdori termin “Shteti i Palestinës”.

Të shtunën Presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abas do të takohet në Vatikan me Papa Françeskun.
Previous Post Next Post