Loading...

"The Economist" publikon hartën etnike të shqiptarëve në FYROM, Mal të Zi dhe Serbi


Revista e njohur ndërkombëtarisht “The Economist”, në një shkrim për Maqedoninë dhe konfliktin e fundit në Kumanovë, ndër të tjera e ka publikuar edhe hartën etnike të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan, sipas saj.

Shkrimi flet për dhunën e fundjavës së kaluar në Kumanovë dhe për raportet etnike në mes shqiptarëve dhe maqedonaseve.

“Disa gjëra janë të qarta. Çfarë ndodhi këtë muaj në Kumanovë të Maqedonisë, ishte dhuna më e keqe në Ballkan që nga viti 2004, dhe në të vërtetë më e keqja në atë vend pasi ka lëkundur marrëdhëniet në buzë të luftës ndëretnike, njësoj si në vitin 2001. Më 9 dhe 10 Maj policia maqedonase ndërmori një sulm ushtarak në shkallë të gjerë mbi atë që ata e quajtën "terroristëve shqiptarë”.

Më tej ky shkrim flet për pretendimet që thuhet se ka pasur grupi i të vrarëve në Kumanovë për “Shqipërinë e Madhe” të përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë.

“ Një e katërta e 2 milionë banorëve të Maqedonisë janë shqiptarë; pasi lufta ishte shmangur 14 vjet më parë, pushteti ka qenë i ndarë nga koalicionet që përfaqëson të dy shumicat etnike, të cilët janë të krishterë ortodoks dhe flasin një gjuhë sllave, dhe shqiptarëve kryesisht myslimanë”, shkruan revista e njohur.
"The Economist" publikon hartën etnike të shqiptarëve në FYROM, Mal të Zi dhe Serbi "The Economist" publikon hartën etnike të shqiptarëve në FYROM, Mal të Zi dhe Serbi Reviewed by Marion Mardodaj on 5/17/2015 11:30:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.