Si njerëzit "Justifikojnë Vrasjen", e tregon skanimi i trurit

Një studim i ri tregon se si njerëzit e thjeshtë mund të bëhen vrasës në rrethana të caktuara, duke nxjerrë në pah se si ndryshon aktiviteti i trurit në lidhje me atë nëse shihet, apo jo, si e justifikueshme një vrasje.

Studimi i udhëhequr nga Dr. Pascal Molenberghs i School of Psychological Sciences, u publikua në revistat Social Cognitive dhe Affective Neuroscience.

Pjesëmarrësit në studim luajtën lojëra në kompjuter, ku imagjinonin veten duke qëlluar mbi civilët e pafajshëm ose ushtarët armik. Aktiviteti i trurit të tyre u regjistrua me anë të rezonancës magnetike, ndërsa ata luanin.

Dr Molenberghs thekson se rezultatet prodhuan të dhëna interesante në atë se si njerëzit, në rrethana të caktuara, si luftërat, janë në gjëndje të ushtrojnë dhunë ekstreme.

"Kur pjesëmarrësit imagjinonin veten e tyre duke qëlluar mbi civilët në krahasim me ushtarët, aktiviteti në lateral orbitofrontal cortex (OFC) të trurit ishte më i madh, kjo është një pjesë e rëndësishme e trurit që përfshin marrjen e vendimeve morale," thotë Dr Molenberghs.

"Sa më tepër që pjesëtarët u ndjenin në faj ndërsa qëllonin mbi civilët, aq më i madh ishte edhe aktiviteti i OFC-së. Ndërsa kur pjesëmarrësit qëllonin mbi ushtarët armik, nuk u shfaq ndonjë aktivitet në OFC-në e trurit.

"Këto gjetje tregojnë që kur një person është përgjegjës për atë që ai sheh si të justifikueshme apo të pajustifikueshme, ai do ketë ndjenja të ndryshme faji të shoqëruara me këtë - mund të shohim për herë të parë se si faji lidhet me një aktivitet specifik të trurit," thotë Dr. Molenberghs.

Studiuesit shpresojnë t'i zhvillojnë më tej këto studimet duke hetuar se si njerëzit bëhen të dhunshëm, dhe se si personaliteti, anëtarësia në grup dhe viktimat, ndikojnë në këto proçcese./Sciencedaily/   
Previous Post Next Post