Loading...

Shqipëria dhe rrjedhja e sekreteve shtetërore drejt Rusisë

Nga Arben Llalla
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë ,Vangjel Dule shihet të ketë bërë një vizitë në Kuvendin e Rusisë. Nuk e dimë se kur Vangjel Dule të ketë përfaqësuar Shqipërinë në politikën ruse, por një gjë është e sigurt se fotografia është gjatë mandatit që ai gëzon postin e lartë të Republikës së Shqipërisë.

Vangjel Dule është politikani i parë i lartë që ka vizituar zyrtarisht Rusinë. Ne, duam të dimë nëse Vangjel Dule diskutojë me deputetët rus për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe paqen në Ukrainë? Meqenëse ju dha rasti të qëndronte disa ditë në Rusi dhe të kishte takime me krerët më të lartë të këtij shteti. Mos vallë z.Dule ka qenë në biseda informative me agjentët rusë për deri sa flitet kohëve të fundit në media se ka rrjedhje të informacioneve sekrete nga Shqipëria në drejtim të Rusisë?

 Çfarë do të thotë tani nëpër TV, Vangjel Dule se nuk kam qenë në Rusi sot por para disa kohëve? Unë e garantoj lexuesin se Vangjel Dule ka qenë në Rusi gjatë mandatit si nënkryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe jo si deputet i PBDNJ, por si deputet shqiptar, duke përfaqësuar shqiptarët dhe jo minoritarët grek. Nëse unë gënjej, atëherë Vangjel Dule le t'i drejtohet Gjykatës. (@Arben Llalla
Shqipëria dhe rrjedhja e sekreteve shtetërore drejt Rusisë Shqipëria dhe rrjedhja e sekreteve shtetërore drejt Rusisë Reviewed by Marion Mardodaj on 5/09/2015 12:05:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.