Loading...

Serbia dërgon forca policore në kufi me Maqedoninë

Serbia ka dërguar forca policore në kufi me Maqedoninë.

Kjo është konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga vetë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme serbe.

Thuhet se në një stacion pilicorë Jug të Serbisë ka shkuar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.

Policia e Maqedonisë ka ndërmarrë sot një aksion në një lagje të Kumanovës, në kërkim të, siç ka thënë, personave të armatosur.

Flitet për pasoja në njerëz, por ende nuk ka konfirmime zyrtare mbi numrin e viktimave eventuale.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të zhvillimeve në Maqedoni, ka thirrur për nesër një takim të Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve.
Serbia dërgon forca policore në kufi me Maqedoninë Serbia dërgon forca policore në kufi me Maqedoninë Reviewed by Marion Mardodaj on 5/09/2015 07:00:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.