Loading...

Raul Castro në Vatikan për të falënderuar Papa Prançceskun

Presidenti kuban Raul Casatro vizitoi sot Vatikanin për të falenderuar personalisht Papa Françeskun për përpjekjet e tij për t’u dhënë fund tensioneve 50 vjeçare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës dhe hapjen e rrugës për normalizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Udhëheqësi kuban u takua me Papa Françeskun, i lindur në Argjentinë. Të dy ata shpenzuan një orë së bashku duke biseduar në spanjisht.


Ati i Shenjtë luajti një rol të rëndësishëm në negociatat e fshehta mes Havanës dhe Uashingtonit që çuan në njoftimin në dhjetor se dy vendet po marrin hapa për të rihapur ambasadat dhe për të zgjeruar lidhjet ekonomike.

Vatikani ka thënë se Papa Françesku ishte angazhuar personalisht në ndërmjetësim dhe kishte pritur delegacione nga të dyja vendet.
Raul Castro në Vatikan për të falënderuar Papa Prançceskun Raul Castro në Vatikan për të falënderuar Papa Prançceskun Reviewed by Marion Mardodaj on 5/10/2015 06:17:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.