Rama dhe Thaçi në Tetovë për të bashkuar partitë shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi këto ditë do të qendrojnë në Maqedoni respektivisht në Tetovë, për ti ulur bashke kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, mëson portali Shqipmedia.

Deklaratat e paradokohshme të kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, për të shikuar mundësinë që dy partitë shqiptare BDI-PDSH në Maqedoni të bashkëpunojnë gjatë kësaj krize politike në vend, do të konkretizohen si duket në një tryezë të përbashkët mes kryeministirit të Shqipërisë, zv/kryeministrit të Kosovës, liderit të PDSH-së dhe atij të BDI-së.

Sipas burimeve të portalit Shqipmedia skenar i mundshëm pas këtij takimi është ofrimi i një Marrëveshjeje të Re politike mes maqedonasve dhe shqiptarëve për dalje nga kriza politikë. Se sa do të arrihet kjo do të shifet ditëve në vazhdim.

Përndryshe gjatë qëndrimit në Tetovë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të shpallen Doktor Honoris Causa nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. Një ngjarje e madhe kjo për institucionin në fjale por edhe për shqiptarët në Maqedoni.
Previous Post Next Post