Loading...

Prezantohet receta shëndetësore elektronike


 Ministria e Shëndetësisë prezantoi të shtunën disa nga rezultatet e platformës së shërbimeve bashkohore të shëndetësisë elektronike.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se të gjitha prezantimet synojnë vendosjen e një standardi të ri transparence dhe shkurtim kohe të komunikimit të qytetarëve me hallka të ndryshme të sistemit.

“Me miratimin e programit të ri nga fondi i inovacionit, do të mundësohet që në mënyrë ligjore dhe të sigurtë do të eleminohen firma dhe vula në shëndetësi. Çdo mjek apo farmacist, me zbatimin e plotë të këtij program, do të ketë një instrument që do ta lidhë në kompjuterin e tij dhe nga ky moment çdo gjë që ai do të nisë do të jetë e fimosur dhe e vulosur dhe do të jetë vetëm e tija. Kjo do të bëjë të mundur të kufizohet pjesa letër dhe do të reduktojë maksimalisht hapësirën që me këto letra të ketë abuzime”, tha Beqaj.

Ndërsa ministrja e Inovacionit Milena Harito theksoi se “inovacioni është kryefjala e përpjekjes tonë për modernizimin e shtetit, ku shëndetësia ka një rol shumë aktiv. Inovacioni është një mundësi e madhe që
na jepet për të ecur shumë shpejt”, u shpreh Milena Harito, ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Gjatë prezantimit të sistemit për monitorimin e informacionit të kujdesit shëndetësor, indikatorët dhe analizat, Tomi Thomo, drejtori i Përparimit Shëndetësor, Kontrollit të Cilësisë dhe Jetësimit të Prioriteteve në
Ministrinë e Shëndetësisë, u shpreh se produkti i shëndetësisë elektronike është informacioni i duhur për vendimmarrje, si përsa i takon situatës shëndetësore, ashtu edhe monitorimit të funksionimit të shërbimit
shëndetetësor.
Prezantohet receta shëndetësore elektronike Prezantohet receta shëndetësore elektronike Reviewed by Marion Mardodaj on 5/30/2015 07:28:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.