Loading...

Përse, Njerëzit e Suksesshëm Kërkojnë Ndihmën e Psikoterapistit?


Nga Amy Morin
 Suksesi nuk i imunizon njerëzit nga depresioni, problemet bashkëshortore, çështjet prindërore, stresi apo çfarëdo arsyeje që i nxit njerëzit të kërkojnë ndihmën e psikoterapistit. Por, veç këtyre problemeve, që i bën ata të kërkojnë ndihmë profesionale, ekzistojnë disa arsye të tjera që janë pak më të veçanta, që lidhen me njerëzit që arrijnë nivele të larta arritjeje. Ja 5 arsye të zakonshme se përse njerëzit shumë të suksesshëm kërkojnë ndihmën e psikoterapistit:

1. Sindroma e mashtrimit
Megjithëse sindroma e mashtrimit nuk gjendet në manualet diagnostikorë dhe statistikorë, ndjenja e qëndrueshme e të mos ndjerit mjaftueshëm mirë, mund të jetë njësoj problematike, si edhe një gjendje që meriton diagnostikim. Pavarësisht kompetencave dhe ekspertizës së provuar, sindroma e mashtrimit bën që njerëzit të ndjehen totalisht mashtrues. Në vend që të ndihen krenarë për arritjet e tyre, njerëzit e suksesshëm mund t'ia atrbuojnë arritjet e tyre fatit apo përpjekjeve të përkohshme, në vend që t'ia atribuojnë aftësive të trashëguara të tyre.

Njerëzit me sindromën e mashtrimit paraqiten në zyrën e terapistit me sindromën e ankthit dhe depresionit. Zakonisht  nuk duan ta pranojnë zbrazëtinë e tyre, madje as edhe përballë një terapisti. Çështja del në pah pas disa seancash terapie, dhe trajtimi i suksesshëm bën që të menduarit e personit të jenë në një linjë me faktin e suksesit të tij apo saj, në nënyrë që të ndihet më i/e vërtetë.

2. Arsyeja e fshehur prapa nxitjes
Njerëzit e suksesshën janë të dhënë pas arritjes. Zakonisht punojnë shumë, këmbënglulin më gjatë, dhe i tejkalojnë fatkqësitë më shpejt se të tjerët. Nxitja e brendshme ndonjëherë lind nga vuajtjet dhe dhimbjet, ndërsa nga ana tjetër, ka njerëz që janë në mënyrë natyrale energjikë. Arritjet e mëdha mundet që përkohësisht të maskojnë dhimbjet e zemrës së personit, por dhimbja qëndron vetëm pak më poshtë sipërfaqes. Për shembull, nëse një fëmije i është thënë nga prindëri se ai apo ajo "nuk është i/e aftë për asgjë," mund të bëjë që synimi i vetëm i këtij personi në jetë, të jetë që të provojë se prindi i tij e kishte gabim. Ose dikush që ka përjetuar një ndarje të dhimbshme, mund të vendosë që suksesi, është forma më e mirë e hakmarrjes. Terapia mund t'i ndihmojë njerëzit të zbulojnë se si të shërojnë plagat e së shkuarës, në mënyrë që të bëhen edhe më joshës ndërsa vazhdojnë përpara.

3. Frika nga humbja e gjithçkaje
Sa më shumë që fiton një person, aq më shumë ka për të humbur. Frika nga humbja e gjithçkaje mund të bëjë që disa njerëz të suksesshëm të paralizohe nga frika. Shqetësohen se janë vetëm një vendim larg rrënimit të gjithçkaje, për të cilën kanë punuar kaq shumë, dhe shpesh luftojnë me veten për t'i mundësuar vetes kohë për të pushuar.

Terapia mund t'i ndihmojë njerëzit e suksesshëm të kuptojnë që paratë e tyre nuk janë të lidhura me mirëqenien e tyre. Kjo i ndihmon të kuptojnë që edhe nëse falimentojnë, sërish ata do jenë mirë. Trajtimi i suksesshëm mund t'i ndihmojë se si të përshtaten me ankthin, duke u ofruar mënyra për të qetësuar vetëdyshimin e vazhdueshëm.

4. Është e/i vetëm në majë
Arritjet e mëdha mund t'i izolojnë njerëzit e suksesshëm nga familja dhe miqtë. Distanca fizike ndikon në vetmi, kur këta njerëz zhvendosen në drejtim të mundësive më të mira për punën apo biznesin e tyre. Dhe nga ana tjetër, njerëzit e suksesshëm zakonisht ndodhen në pozicione drejtuese, ku nuk këshillohet miqësia me punonjësit, duke bërë kështu që mundësitë e tyre për t'u socializuar të jenë të pakta.

Duke trajtuar ndjenjën e largimit dhe të ftohjes, mund t'i ndihmojë këta njerëz të identifikojnë e të jetojnë sipas vlerave të tyre. Për shembull, dikush që vlerëson miqtë dhe familjen, mund të kuptojë që po i kushon shumë kohë punës. Terapia mund t'i ndihmojë ata të gjejnë mënyra të tjera për të zëvendësuar kolegët e punës dhe rrjetin profesional, me mundësi të rastit për të bërë miqësi të sinqerta.

5. Fajësia që rrjedh nga suksesi
Ndodh shpesh që gjëja e parë që një person i suksesshëm thotë kur hyn në zyrën time, është "Ndoshta nuk duhet të vija këtu. Ekzistojnë njerëz me probleme më serioze se të mijat, që kanë nevojë për ju." Ekziston një nocion që, njerëzit e suksesshëm ndjehen si titullarë, por nga ana tjetër, shumë nga ta ndjehen në faj. Mund të pyesin nëse meritojnë një makinë më të mirë, ose mund të ndihen në faj për shkak se kanë shkuar me pushime në vende ekzotike.

Në këtë rast, terapia fokusohet duke i ndihmuar ata të zhvendosin besimet e tyre kyçe, në atë mënyrë që të mos ndihen të padobishëm për arritjet e tyre. Trajtimi mund të përfshijë atë lloj ndihme, që i ndihmon të kuptojnë se si suksesi që kanë arritur, u jep një mundësi të kenë ndikim më të madh në botën që jetojmë./Forbes/
Përse, Njerëzit e Suksesshëm Kërkojnë Ndihmën e Psikoterapistit? Përse, Njerëzit e Suksesshëm Kërkojnë Ndihmën e Psikoterapistit? Reviewed by Marion Mardodaj on 5/31/2015 10:32:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.