Loading...

Papa Françesku do shenjtërojë Nënë Terezën më 2016


Nënë Tereza mund të shenjtërohet 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali II-të. Shenjtërimi i Anjezë Gonxhe Bojaxhiu do të jetë pjesë e dy eventeve që do të tërheqin miliona njerëz në Romë.

Lajmi është dhënë nga vetë Vatikani. Kryepeshkopi, Salvatore Fisichella citohet nga mediet italiane se Papa Françesku do të Shenjtëroje Nënë Terezën për punën e saj me të varfrit në Kalkuta.

Zëdhënësi i Vatikanit shprehet se pavarësisht se Shenjtërimi nuk është miratuar ende, datat për organizimin e ceremonisë janë vendosur që tani, transmeton shekulli.

Festimet në kujtim të Nënë Terezës janë parashikuar më 5 shtator 2016, ndërsa Shenjtërimi do të bëhet një ditë para kësaj. Gjatë ceremonisë pritet që në Romë të mbërrijnë 300 mijë pelegrinë.

Murgesha shqiptare, e famshme në të gjithë botën mori shtetësinë indiane në vitin 1948. Ajo është themeluese e “Misionarëve të Bamirësisë” dhe ka punuar për të ndihmuar të varfrit dhe njerëzit e shkelur.

Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ka lindur në Shkup më datë 26 gusht 1910. Në vitin 1979, Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen.
Papa Françesku do shenjtërojë Nënë Terezën më 2016 Papa Françesku do shenjtërojë Nënë Terezën më 2016 Reviewed by Marion Mardodaj on 5/20/2015 09:50:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.