Loading...

OBSH vlerëson Ministrin e Shëndetësisë


Në Ditën Botërore pa Duhan 2015, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është vlerësuar me çmimin më të lartë të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si shenjë vlerësimi për përpjekjet energjike të Shqipërisë në luftën kundër duhanit dhe mbrojtjen e shëndetit publik

“Kam nderin t’ju ofroj çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan, si shenjë e vlerësimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kundër epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në letrën që drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Zsuzsana Jakab, i ka dërguar ministrit Beqaj.

“Shqipëria ka ratifikuar konventën e OBSH-së për kontrollin e duhanit në vitin 2006, por përfshirja juaj ishte një gur themeli në vendosjen në vend të parë të shëndetit të popullatës dhe të ardhmes së shoqërisë”, shprehet Zsuzsana Jakab.
OBSH vlerëson Ministrin e Shëndetësisë OBSH vlerëson Ministrin e Shëndetësisë Reviewed by Marion Mardodaj on 5/31/2015 03:15:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.