Në Kumanovë vriten shqipëtarë, Shqipëra nuk ka ambasador në Maqedoni

Shqipëria vijon të mos ketë ambasador të saj në Maqedoni. Këtë shqetësim e ka ngritur sërish ditën e sotme Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Arta Dade, e cila u shpreh se situata në Kumanovë  po ndiqet me shqetësim, por “nuk kemi ambasadorin tonë, i cili të na përfaqësojë në këtë shtet”.

Dade tha se këtë po shqetësim ia ka ngritur edhe Presidentit të Republikës, i cili ende nuk po dekreton emrin e diplomatit që të përfaqësojë Shqipërinë në nivelin më të lartë.
Previous Post Next Post