Loading...

Miliona makina tërhiqen nga tregu për shkak të airbagëve

Fabrika japoneze e airbagëve Takata ka bërë të ditur se mekanizmat në airbagët e 34 milionë makinave, kanë defekte. Për pasojë, Shtetet e Bashkuara duhet të tërheqin nga tregu një numër rekord makinash, të cilat përfshijnë modele nga 11 prodhues. Airbagët e Takatas janë fajësuar për gjashtë vdekje në komunikacion dhe më shumë se 100 plagosje.

“Është koha për hapa përpara për sigurinë publike”, ka thënë sekretari amerikan i transportit, Anthony Fox. “Departamenti i Transportit do të marrë hapat e nevojshëm për zëvendësimin e airbagëve me defekte me airbagë të sigurt, sa më parë që të jetë e mundur”, ka shtuar ai. Javën e kaluar, edhe prodhuesit japonezë të makinave, Toyota dhe Nissan, kanë thënë se do të tërheqin 6.5 milionë makina nga tregu për shkak të problemit të njëjtë.
Miliona makina tërhiqen nga tregu për shkak të airbagëve Miliona makina tërhiqen nga tregu për shkak të airbagëve Reviewed by Marion Mardodaj on 5/20/2015 11:36:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.