Meta: Formimi Profesional, e ardhme e sigurtë për të rinjtë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në ndarjen e çmimeve të “Olimpiadën Profesionale”, që organizuar në qendrën tregtare “Megatek” me pjesëmarrjen e disa prej shkollave të mesmen profesionale nga qytetet të ndryshme të evndit por edhe nga Kosova.

Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si edhe nga Agjencisë së Arsimit Profesional.

Në fjalën e tij, Meta theksoi se Shqipëria ka nevojë për një rritje më të madhe ekonomike e cila kërkon edhe një fuqi më të kualifikuar e cila do të vijë në radhë të parë nga arsimi profesional.

“Ky kompeticion është një mesazh për të gjithë të rinjtë kudo në të gjithë vendin për t’iu përkushtuar edhe më shumë arsimimit profesional dhe formimit profesional si rruga më e sigurt për të rritur dhe për të formuar një gjeneratë të re, të aftë ta gjejë veten menjëherë në tregun e punës me sukses të plotë”, theksoi ai.
Previous Post Next Post