Konservatorja greke: "Tencionohen marrëdhënjet Shqipëri-Greqi", shkak kërkimet e naftës

Marrëdhëniet mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Athinës janë në një fazë vranësire. Me këtë titull del këtë të shtunë një nga gazetat më të mëdha me qasje konservatore në vend “Kathimerini”. Sipas saj shkak për tensionimin e marrëdhenieve mes dy vendeve është bërë kërkesa e qeverisë shqiptare që Greqia të ndërpresë kërkimet për hidrokarbure në zonat detare pranë Shqipërisë, me argumentin se cënohet shelfi kontinental i vendit.

Kërkesa përkatëse i është paraqitur ambasadorit grek në Tiranë  Leonidha Rokanas nga ana e ministrisë së jashtme shqiptare. Por sipas gazetës konservatore greke, Kathimerni, Athina nuk e ka pritur mirë këtë lëvizje duke reaguar menjëherë. Si lëvizje e parë ka qenë anullimi I një takimi që ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të kishte të premten me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.

Kathimerini vë gjithashtu në dukje se ministria e jashtme greke po përgatit përgjigjen zyrtare ndaj notës së Tiranës, një përgjigje që sipas gazetës do të jetë në nivel politik dhe juridik.

Kjo nuk është hera e parë që marrdheniet mes dy vendve tensionohen për cështjen e respektimit të kufirit detar. Rrëzimi i marreveshjes për kufirin ujor nga ana e gjykatës kushtetuese shënoi një tjetër përplasje mes palëve. Qeveria e Tiranës nuk ka ka parë asnjëherë me sy të mirë kërkimet për hidrokarbure që qeveria greke ka bërë në ujërat e detit Jon.
Previous Post Next Post