ISIS ekzekuton 90 njerëz në Palmira

 Mbi 90 njerëz, përfshirë së paku 11 fëmijë, janë ekzekutuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në qytetin Palmira të Sirisë, në shtatë ditët e fundit. Kreu i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdurrahman, i ka thënë CNN-it se shumica e të vrarëve kanë qenë familjarë të forcave të regjimit. Rreth 11,000 njerëz kanë ikur nga Palmira dhe fshatrat përreth prejse zona ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik, javën e kaluar.
Palmira, qytet nën mbrojtjen e UNESCO-s, është e njohur për galeritë 2,000-vjeçare të epokës romake dhe për artefakte të vlefshme.  
Previous Post Next Post