Dënohet me vdekje autori i sulmit të maratonës së Bostoni


Autori i sulmit të maratonës së Bostonit, Dzhokar Tsarnaev u dënua me vdekje me injeksion vdekjeprurës për sulmin terrorist të vitit 2013.

Juria federale në Masaçusets e mori vendimin sot pas 14 orësh diskutimesh gjatë tre ditëve.

Tsarnaev nuk shfaqi ndonjë reagim ndërsa juria lexonte vendimin. Ai po e mbante kokën të ulur dhe duart mbi njëra-tjetrën.


21 vjeçari Tsarnaev u shpall fajtor muajin e kaluar për 30 akuzat federale kundër tij, 17 prej të cilave linin hapur mundësinë për dënim me vdekje.

Mbrojtja e tij u përpoq t’i shpëtonte jetën duke ia hedhur pjesën më të madhe të fajit, vëllait të tij të radikalizuar.

Por prokurorët e paraqitën Tsarnaevin si një partner të barabartë në sulm dhe si aq të pashpirt saqë një nga bombat e vuri pas disa fëmijëve, duke shkaktuar vdekjen e një djali 8 vjeçar. 
Previous Post Next Post