Loading...

Burgosen 8 pronarë biznesesh për vjedhje të energjisë

Policia e Shtetit gjatë kësaj jave ka evidentuar 29 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, teksa ka arrestuar 8 persona në flagrancë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë kësaj jave blutë dhe OSHEE kanë vepruar përmes 70 grupeve të punës, të cilat kanë kryer kontrolle në 3 897 abonentë, ku evidentuan 29 raste të vjedhjes apo lidhjes së energjisë elektrike në rrugë të paligjshme dhe si rrjedhojë kanë arrestuar dhe 8 persona, që janë pronarë biznesesh.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.167 lidhje të abonentëve debitorë dhe 29 lidhje të paligjshme. Gjithashtu, janë kontrolluar 87 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.


Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë./atsh/
Burgosen 8 pronarë biznesesh për vjedhje të energjisë Burgosen 8 pronarë biznesesh për vjedhje të energjisë Reviewed by Marion Mardodaj on 5/03/2015 12:31:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.