Asgjesohen 380 rrënjë canabis sativa në Vlorë


Asgjesohen 380 rrënjë canabis sativa në Vlorë
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 380 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Burime nga Policia e Vlorës, bëjnë me dije se bima narkotike u zbulua pas një kontrolli të ushtruar në fshatin Penkovë e Vjetër, në vendin e quajtur Përroi i Qepëve.

Lënda narkotike  është gjetur e kultivuar në tokë dhe nëpër gropa, në dy parcela të hapura posaçërisht në shtratin e përroit dhe kishin kapur një lartësi nga 20 deri në 40 cm. Ajo u asgjësua nga shërbimet policore, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet iu dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Previous Post Next Post