5 Rreziqe që Ndihmojnë Ecjen Përpara, më Shpejt

5 Rreziqe që Ndihmojnë Ecjen Përpara, më Shpejt

 Nëse skanojmë realitetin në të cilin jetojmë, do shohim që jetojmë në një kulturë frike, e cila na kujton në mënyrë të vazhdueshme se përse është e nevojshme t'i bëjmë gjërat me nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë. Ndërsa frika është pjesë e ADN-së tonë dhe na ndihmon nga lëndimet (emocionale dhe fizike), nëse nuk e hetojmë, frikërat mund të përhapen si një virus - duke infiltruar në çdo aspekt të jetës tonë, duke na bërë kështu të ndërmarrim veprime me shpejtësi, të cilat mund të ushqejnë sigurinë, përmbushjen dhe suksesin tonë në aspektin afatgjatë.

Për këtë arsye është e rëndësishme të jemi vigjilent për të dalluar mes frikës, e cila praktikisht na shërben, dhe frikës që na pengon të ecim përpara. Dhe kur e dalloni këtë të fundit, nevojitet kurajë për t'ju larguar zonës së rehatisë.

Sigurisht që ikja nga zona e rehatisë nuk është e lehtë. Në fakt mund të jetë shumë e pakëndshme. Do të thotë të duash të rrezikosh për të bërë gabime, të biesh për pak, të ndjesh thumbin e mohimit dhe të vendosësh reputacionin në kufijtë limit. Por kur bëhet fjalë për karierën, biznesin ose stadin tjetër të jetës, të mos dashurit për të ndërmarrë rrezikun do të thotë se, është e sigurtë që do qëndroni aty ku praktikisht jeni, ose më kqe, të shkoni për mbrapa.

Ndodh. Rregullisht.

Pyesni një person të suksesshëm se si ia arriti, dhe ai apo ajo do të thotë se një nga çelësat e sekretit të tij apo saj është dëshira për të ndërmarrë rreziqe, dhe, kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, duke mësuar nga dështimet dhe jo duke i lënë ato të përcaktojnë fatin tonë. Ndërsa ne shpesh mendojmë për trimërinë si një akt historik në fushëbetejë, por e vërteta është se çdo ditë e vetme, është një mundësi për të praktikuar trimërinë. Për më tepër po paraqesim 5 rreziqet që mund të ndërmerren, të cilat, jo vetëm që na ndihmojnë për ecur përpara në punë, por na ndihmojnë të marrim më shumë nga jeta.

1. Veçohuni nga turma
Si qenie njerëzore ne jemi të prirur për t'u lidhur me njerëzit. Na pëlqen, që të pëlqehemi. Sidoqoft, është "lëvizja e gurëve", ajo çfarë na bën të ndryshëm dhe mban çelësin e suksesit më të madh tuajin. Mbi të gjitha, nëse gjithë çfarë bëni është në konform, atëherë gjithëçka keni për të ofruar është thjeshtë konformizëm. Kështu që farkëtoni rrugën tuaj, shprehni opinionin tuaj dhe mbani një qëndrim për çfarë është e vërtetë për ju.

2. Pranoni se mund ta keni gabim
Mendimi më i mirë i juaji ka bërë që të jeni aty ku jeni sot. Bukur. Por nëse doni të jeni më mirë pas një apo 5 vitesh nga sot, do t'ju duhet t'i bëni gjërat pak më ndryshe. Kjo kërkon të sfidoni të gjithë shembujt që keni  për atë se çfarë funksionon dhe çfarë, jo. Gjithashtu kërkon të pasurit kurajë për t'i thënë vetes, dhe të tjerëve, "Nuk jam i sigurtë se cila është rruga më e mirë për të bërë përpara. Çfarë mendoni?"

Zgjuarsia është gjë e mirë. Por nga ana tjetër ekzistojnë një sërë njerëzish të zgjuar që e kanë djallosur. Shumë të mprehtë për të mirën e tyre, mund të thuash. Shumë krenarë, gjithashtu. Kështu që nëse dëshironi të arrini diçka që s'e keni bërë më parë, kthehuni prapa, hetoni realitetin tuaj dhe sfidoni shembujt duke përforcuar veprimet tuaja.

Rrezikoni duke u dukur injorantë, gjeni kurajën të thoni "Nuk e di," dhe o të zbuloni rrugë më kreative, do përmirësoni planet tuaja në raport me botën në ndryshim ku po punoni, dhe do ecni përpara në mënyrë më efektive dhe eficiente. Duke u përpjekur për të ecur përpara me anë të hartave të vjetëra, është e garantuar që, ose do të mbeteni mbrapa, ose do të humbisni totalisht.

3. Flisni më shumë dhe bëni më pak mesazhe
Mjetet tona dixhitale e bëjnë më të lehtë se kurrë të qenit frikacakë të sigurtë në mënyrën e të komunikuarit. Le të përballemi, është më e lehtë për të dërguar një ftesë me anë të mesazheve, se sa të kapim telefonin apo të përballemi direkt me personin. Kur rrezikoni që të lini mënjanë kompjuterin e t'i ndani gjërat hapur dhe në mënyrë të çiltërt, jeni në gjendje që të shtoni vlerë, të ndërtoni influencë dhe të fitoni besim në atë mënyrë, që dërgimi i mesazheve nuk mund ta bëjë kurrë. Siç e kam shkruar edhe tek libri im i fundit, nëse doni me të vërtetë të kultivoni një marrëdhënje të kuptimtë, duhet të jeni mjaftueshëm të giximshëm që të angazhoheni në punën e vërtetë të komunikimit, që në përgjithësi, do të thotë të folurit më shumë dhe të bërit më pak mesazhe.

4. Jini të vendosur, pavarësisht pasigurive tuaja
Shpesh ne bëjmë prapa nga të ndërmarrit veprime, sepse nuk jemi të sigurtë se cili është veprimi i drejtë që duhet ndërmarrë. Jo 100% të sigurtë, gjithsesi. Ne i themi vetes se është më e zgjuar dhe e sigurtë që të qëndrojmë së gjendjen aktuale. Por, studimet e fundit kanë gjetur që kur vjen puna për të bërë asgjë, ne kemi tendencën për të nënvlerësuar koston e mosveprimit. Ne i themi vetes që tani, thjeshtë nuk është momenti i duhur, ose na duhet më shumë apo diçka (informacion, ekspertizë, energji, para, vetëvbesim...) në mënyrë që të adresojmë një problem e të ndjekim një qëllim. Ne fokusohemi më shumë në atë çfarë kemi për të humbur, se sa në atë se çfarë mund të fitojmë.

Sidoqoftë, në një botë ku ndryshimi është konstant dhe dritaret e mundësive hapen dhe mbyllen me shpejtësi gjithnjë e më të madhe, të zgjedhurit për të bërë asgjë, mund të kërkojë një mjet më të thiktë në karrierë, biznes dhe jetë, që do të donit ta vlerësonit. Dëshira për të ndërmarrë një vendim jo perfekt dhe ndërmarrja e veprimeve jo perfekte, do të jenë gjithmonë më dobiprurëse se të bërit, asgjë.

5. Promovoni veten tuaj
Nuk ka rëndësi çfarë dini. Nuk ka rëndësi kë njihni. Ka rëndësi se kush e di se çfarë ju dini. Por gjithsesi, shumica e njerëzve luftojnë kur vjen puna për të promovuar veten e tyre. Kanë frikë se mos perceptohen si asgjë tjetër, veç një blete punëtore. Por ekziston një ndryshim i rëndësishim mes përkëdheljes së një egoje të pasigurtë, dhe të ndarit të vlerave me njerëz të tjerë, të cilët mund t'ju ndihmojnë t'i shtoni më tepër vlerë vetes tuaj.

Në mjedise e sotme konkuruese të punës, nëse nuk i bieni burisë suaj nga koha në kohë, rrezikoni që qëndroni prapa. Kështu që ikni nga hija dhe guxoni të hyni në radaret e atyre që mund t'ju ndihmojnë të hapni dyer e të ecni përpara. Ja këshilla ime në videon e mëposhtme./Oculus News

Previous Post Next Post