3 Tipet e Njerëzve që Duhen Shmaguar në Jetë



 Padyshim që marrëdhënjet janë pjesa më e rëndësishme e jetës. Eksperiencat tona influencohen dhe formësohen nga marrëdhënjet me njerëzit. Zhvillimi i mendjes dhe shpirtit varet nga njerëzit që na rrethojnë në jetën tonë.

Ekzistojnë shumë arketipe miqsh që në pamje të parë duken sikur janë universal në rrugëtimin njerëzorë. Për shembull, është shoku që është dëgjues i mirë. Shoku që sheh gjithmonë anën e shndritshme të gjërave. Shoqja që nuk ka frikë kurrë t'ju thotë të vërtetën.  Dhe kështu, jeta vazhdon, dhe vazhdon. Por për çdo arketip të dobishëm personaliteti, ekziston gjithashtu edhe një arketip negativ personaliteti, nga i cili duhet të bëjmë kujdes.

Ekzistojnë disa njerëz që thjeshtë nuk është e thënë të jenë me domozdo të mirëpritur në fushën tuaj të energjisë, nëse doni të jetoni një jetë të lumtur. Nëse dëshironi të merrni më të mirën nga kjo jetë, rrethohuni nga njerëz që shtojnë vlerë pozitive tek ju.

Lutemi t'i kushtoni vëmendje këtyre tipave të njerëzve që do diskutojmë në vinim, pasi do t'ju kursente një sërë eksperiencash negative.

Ja tre tipat e njerëzve që duhet t'i shmangni në jetë.

1. Manipulatori
Manipulatori
 Ky lloj personi është shumë mashtrues, dhe mashtron mjaftueshëm sa t'ju bëjë të mendoni se nuk është mashtrues. Për disa arsye, energjitë e këtij personni vijnë erë të pisët, por ky person do t'ju vendosë në një format, që ju shpesh do të represoni gjykimet tuaja më objektive. Synimi i këtij personi është në njëfarë të futet dinakërisht në jetën tuaj, të fitojë besimin tuaj, dhe t'ju përdorë për çdolloj gjëje që dëshiron.

Ndoshta për paratë tuaja, për seks, popullaritetin tuaj, apo thjeshtë të sjellë dikë pas vetes. Çelësi këtu është t'i besoni intuitës tuaj. Nëse dikush mban erë të pisët, duhet të ekzistojë një arsye e mirë se përse ky person mban erë të pisët.

1. Agresivët imponues
 Agresivët imponues

Ky person flet për veten e tij. Ky person fiton një përmbushje të çuditshme duke i parë njerëzit të vuajnë. Duke zvogëluar vlerat e të tjerëve, këta persona zgjerojnë sensin e tyre të vetëdobishmërisë dhe personalitetit të tyre. Nëse njerëzit vuajnë brenda tyre në njëfarë mënyre, janë thjeshtë kokorroçë të imponuar. Nëse këta persona i bëjnë të tjerët të ndihen keq, ndjehen më pak keq për jetën e tyre.

3. Egomaniaku

Ky është personi që qëndron rreth jush për të vetmin qëllim, për të kontribuar në imazhin e tij. Duan të duken në sy të të tjerëve në një mënyrë sikur posedojnë një nivel të caktuar joshjeje, dhe nëse mendojnë që të qëndruarit rreth jush do t'i ndihmonte të zgjeronin identitetin e tyre social, atëherë ata do të qëndronin përherë në anën tuaj. Kjo do zgjasë deri atëherë kur të mendojnë se, të qenit në një marrëdhënje me ju, nuk do t'i shërbente më egos së tyre.

Egomaniaku
Në të vërtetë, nuk janë të interesuar në miqësi. Janë të interesuar të rrisin nivelin e identitetit të tyre përmes jush.

Duajeni mjaftueshëm veten sa të mos lejoni këto njerëz në jetën tuaj. Intuita juaj është busulla që ju ndihmon të navigoni e të merrni vendime në jetë. Nëse gjendja juaj e brendshme po del nga shinat, mos i injoroni këto ndjenja. Largohuni, dhe ndiqni ato marrëdhënje që ju përshtaten dhe ju shërbejnë. Jeta është shumë e shkurtër për t'u shpërdoruar me njerëzit që nuk meritojnë energjinë dhe kohën tuaj./Oculus News/
Previous Post Next Post