Loading...

3 piktura të famshme me sekrete të çuditshme

Qysh kur Dan Brown shkrojti Kodin Da Vinci, interneti filloi të gumëzhinte me njerëz që u mundonin të zgjidhnin "misteret" e artit të madh. Që nga alienët në pikturat e Rilindjes e tek teoritë e panumërta konspirative, përfshirë Mona Lizën, çdo gjë është analizuar egërsisht.

1. Satirë Zie mbi një Nimfë
Satirë Zie mbi një Nimfë
E pikturuar nga Piero di Cosmos në vitin 1495, kjo skenë supozohet të pasqyrojë një fragment nga Metamorfoza e Ovidit. Në këtë histori, Procris është vrarë aksidentalisht në Pyll, kur burri i saj gjuetarë, e ngatërroi me një kafshë të egër, dhe lëshoi një shtizë mbi të. Është një zgjedhje perfekte skene për një artist të Rilindjes.


La Primavera, një letër dashurie për hortikulturën

Një nga pikturat më të famshme të galerisë së Firences "Uffizi", La Primavea e Botiçelit, është një nga më misteriozet. Një pikturë ku shfaqen disa femra në një livadh që të lë përshtypjen e Parajsës, për të cilën ekspertët  kanë argumente të ndryshme sa i përket kuptimit alegorik të saj. Por ekziston një teori që qëndron mbi të gjitha të tjerat, që lidhet me hortikulturën (kopshtarinë).

Ky arsyetim vjen nga vëmendja e jashtëzakonshme që i është kushtuar pemëve të kësaj pikture të Botiçelit. Sipas vlerësimeve zyrtare, ekzistojnë të paktën 500 lloje bimësh dhe pemësh të identifikushme, ku përfshihen 200 specie të ndryshme. Disa sugjerojnë që ato përfaqësojnë të gjitha pemët dhe bimët që u rritnin rreth shekullit 15 në Firence, të cilat lulëzonin në muajt mars dhe maj. Ndërsa të tjerë pretendojnë që këto përfshijnë bimësi që derivon nga fantazia e Botiçelit.

Argumentet janë të ndryshme për këtë vëmendje të pamasë ndaj bimëve. Madje disa sugjerojnë që kjo pikturë "nuk përfaqëson kaq shumë kulturë në lidhje hortikulturën".

3. Leksionet e muzikës
Leksionet e muzikës

E pikturuar nga Vermeer në vitin 1660, kjo pikturë konsiderohet ndër portretet më të famshme të Hollandës së shekullit 17. Shfaqet një vajzë të cilës i mësohet pjanoja nga tutori simpatik i saj; është një pikturë tipike për klasën e lartë të botës së asaj kohe të Hollandës. Të paktën ky është shpjegimi standard. Një pikëpamje tjetër sugjeron që këtu gjithçka lidhet me seksin, me epshin e fshehur.

Sipas kësaj teorie, piktura është e mbushur me të dhëna të vogla që tregojnë tensionin seksual mes vajzës dhe tutorit.

Nga prapa, vajza duket e përqendruar në atë që po luan, por në pasqyrën lart, ajo është e shpërqendruar dhe është duke parë "prezencën mashkullore". Prapa tyre, boçja e verës sugjeron ndikimin e një efekti afrodiziak, ndërsa instrumenti në tokë dyfishohet si një simbol i pamasë mashkullorë. Këndi nga ku shihet piktura, sugjeron që shikuesi mund të jetë një soditës.

Por nuk është vetëm kjo pikturë. Disa kritik arti debatojnë prezencën e muzikës në këtë pikturë, duke e bërë thellësisht të çuditshme.
3 piktura të famshme me sekrete të çuditshme 3 piktura të famshme me sekrete të çuditshme Reviewed by Marion Mardodaj on 5/09/2015 10:31:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.