Loading...

3 Mënyra për t'u Çliruar nga Materializmi

Që nga çasti kur erdhëm në jetë, jemi indoktrinuar nga prindërit, sistemi shkollorë, dhe media për të menduar që suksesi është i përcaktuar nga përfitimet materiale. Lumturia, kënaqësia, dhe marrëdhënjet janë dytësore në jetë. Për shkak se kultura jonë vlerëson më tepër suksesin material, ne tani po jetojmë në një botë që i është nënshtruar parasë.


Skllavëria ndodh kur puna juaj nuk përbën më një mundësi për rritje ekonomike, por një akt të thjeshtë sa për të mbajtur vetëveten.

Shumica e njerëzve janë pronësi e kërkimit të materiales së tyre, dhe shpenzojnë tërë jetën e tyre duke paguar borxhet. Nëse jeni duke lexuar këtë artikull, ka shumë mundësi që të jeni duke punuar nga ora 8:00 me 17:00, dhe të jeni mërzitur nga kjo gjë. Ndoshta jeni zënë në kurthin psikologjik të botës së numrave dhe materiales, dhe dëshironi të çliroheni nga kjo skllavëri mendore.

Në çfarëdo situate specifike të jeni, e vërteta është se shumica dërrmuese e njerëzve që po lexojnë këtë, janë ushqyer me borxhe, kanë punuar me orare të stërzgjatura dhe janë programuar nga reklamuesit të blejnë gjëra për të cilat nuk mund të kenë kurrë nevojë. Lajmi mirë është se, thjeshtë sepse jetojmë në një shoqëri të konsumit, nuk do të thotë se duhet të jetojmë si konsumistë.

Ja tre mënyra se si mund të çlirohemi nga materializmi për të rimarrë shpirtin:

1. Lejojeni "garën e minjve"
Lejojeni "garën e minjve"


Kush e shkruajti rregullin që thotë se duhet të punoni nga e hëna në të premte nga ora 8:00 gjer në orën 17:00? Kush e shkruajti rregullin që duhet të shkollohemi e më pas menjëherë të gjejmë një punë me kohë të plotë? Kush e shkruajti rregullin që thotë se duhet të shpenzojmë 40 vjet të jetës tonë duke punuar me kohë të plotë, dhe ta lëmë punën kur të bëhemi 60 apo 70 vjeç?

Nuk duhet të bëni atë çfarë shoqëria mendon se duhet bërë, dhe nuk duhet të bëni çfarë prindërit mendojnë se duhet bërë. Nëse keni rënë në kurthin e garës së minjve, hiqni dorë. Asnjëri nuk ju ka vënë një armë në kokë dhe t'ju detyrojë të punoni 40 orë në ditë në një punë që s'ju pëlqen. Por faturat duhen paguar, apo jo? Kjo na shpie në pikën tjetër.

2. Mos jetoni për të bërë përshtypje
Mos jetoni për të bërë përshtypje

Arsyeja e vetme se përse duhet të punojmë 40 orë në javë është për shkak se me paratë që fitojmë, blejmë gjërat që nuk kemi, për të lënë përshtypje tek njerëzit rreth nesh. Sepse na kanë mësuar që suksesi dhe vlerat përcaktohen në terma materiale, ne mendojmë të akumulojmë sa më shumë gjëra materiale të mundemi. Nëse i përgjysmoni shpenzimet dhe jetoni për veten tuaj, do ju duhet të punoni vetëm gjysmën orëve.

Me të vërtetë, e keni kaq të nevojshme të paguani kredi për atë makinën e re? Apo mos duhet të blini një të përdorur? Me të vërtetë e keni aq të domozdoshme të jetoni në një shtëpi prej 2000 metrash katrorë, me arredime të reja? Me të vërtetë ju nevojitet ai televizori i ri? Apo ato rrobat firmato? Po iPhone-t e rinj, çfarë kanë me të vërtetë më tepër se celularët e tjerë? Po ai laptopi, që pa lidhje, kushton sa qimet e kokës?

Shpesh, ne e skllavërojmë veten për shkak se egoja jonë dëshirën të shihemi si të suksesshëm në sytë e të tjerëve. Ne e përcaktojmë sensin tonë të mirëqenies dhe të vlerave duke e krahasuar me njerëzit e tjerë. Në të njëjtën mënyrë si fëmijët, kur thonë "Babai im është më i fortë se babai ytë," të rriturit thonë "Shtëpia ime është më këndshme se sa shtëpia jote."

3. Kapërceni materialen
Kapërceni materialen
Mos e përcaktoni veten në marrëdhënje me të tjerët, anën materiale që posedoni, apo mënyrën e jetesës që bëni. Përcaktojeni veten në marrëdhënje me vetëveten dhe me Zotin. Jeni të përmbushur shpirtërisht? Ndjeheni të plotë dhe keni paqe në brendësi? Nëse jo, si mund të quhet sukses kjo?

Sapo të përjetoni atë pjesë të vetes tuaj që është më e thellë se materialja, bota materiale do ju duket si një lojë. Sapo të lidheni në hapsirën e pafundme të mirësisë dhe paqes gjatë meditimit apo lidhjes me natyrën, nuk do të jetë e nevojshme që të skllavëroheni nga gjërat e pafundme materiale.

e njëjta kulturë që na tregon se suksesi matet me suksesin material, është më e palumtura, mbipeshë, e stresuar, dhe me një kulturë borxhi në botën që jetojmë.

Nuk duhet të bëheni skllavë të kapitalizmit, materializmit dhe konsumizmit. Bëhuni të guximshëm. Groposeni garën e minjve, jetoni në kufijtë tuaj, dini se kur është koha për t'u ulur, filloni të praktikoni jogan dhe meditimin, dhe do ta hapni veten ndaj një bote tërësisht të re mundësishë, që madje as e dinit që ekzistonin pikërisht pranë dhe rreth jush./Spiritscience/ 
3 Mënyra për t'u Çliruar nga Materializmi 3 Mënyra për t'u Çliruar nga Materializmi Reviewed by Marion Mardodaj on 5/03/2015 10:47:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.