Veliaj: Jo gjuhës së helmit dhe baltës


Erion Veliaj

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh dhe Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka zhvilluar një takim me të rinj dhe të reja në Qendrën Rinore në kryeqytet.

Në nisje të fjalës së tij, Veliaj vlerësoi rolin e të rinjve në vendimarrje. Pasi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij në Ministrinë e Mirëqënies Sociale për arritjen në këto pak kohë, ai përçoi një mesazh për votuesit e rinj.


“Kërkoni nga kandidatët sa më shumë hapësira publike, – tha Veliaj. Në Shqipëri duhet të ketë sa më shumë qendra rinore dhe më pak Pub-e. Duhet të kërkojmë rikthimin e hapësirave publike”.

Veliaj,  i cili pritet të japë së shpejti dorëheqjen si pjesë e kabinetit të qeverisë Rama për të garuar për kryetar të Bashkisë së Tiranës, i ftoi të rinjtë të kandidojnë në Këshillat Bashkiakë.

Pyetjes se çfarë gjuhe do të përdorë gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të qershorit, Veliaj iu përgjigj: “Nuk do përdor gjuhën e helmit dhe të baltës në fushatë, sepse besoj që shumica e shqiptarëve nuk do të më pranonin. Të gjithë janë të lodhur nga gjuha e baltës, të shmangim gjuhën e urrejtjes. Ne në Shqipëri jemi shumë pak për t’u ndarë, nuk jemi vend i madh, aty ku ka baltë, ne do hedhim mjaltë”./shqip/
Previous Post Next Post