Vaji i Marijuanës ua lehtëson vuajtjet epilektikëve

Një medikament i përbërë nga marijuana mund t'ua lehtësojë vuajtjettë prekurve nga epilepsia e rëndë, të cilët nuk arrijnë të përmirësohen pasi janë kuruar me një tjetër medikament, sipas një studimi të ri.

Studiuesit ekzaminuan 137 njerëz deri në moshë madhore, të gjithë me epilepsi të rëndë, një situatë kjo që shkakton krizë të rëndë. Këta njerëz morën ekstrakt kanabisi çdo ditë për 12 javë rresht, dhe gjatë kësaj kohe, numri i krizave të rëndëa ra me rreth 54%.


Studiuesit vunë re që pjesëmarrësit e dinin që po merrnin ekstraktin. Në studim nuk u përfshi një grup tjetër për të përdorur metodën e krahasimit, i cili nuk merrte marijuhanë apo ndonjë medikament tjetër.

"Megjithëse gjetjet janë premtuese, nevojiten më shumë studime dhe eksperimente të tjera," thekson autori i studimit, Dr. Orrin Devinsky, drejtor i New York University Langone Comprehensive Center.

Përbërësi kryesorë i ekstraktit që pjesëmarrësit morën ishte kanabidioli, një përbërës i marijuanës që nuk jep efekte psikoaktive (Ndjenja e "lartë" që shkakton marijuana, vjen nga një tjetër përbërës, që njihet si THC).

Pjesëmarrësit në studim kishin provuar edhe përbërës të tjerë për të kuruar epilepsinë, si medikamente antiepileptik ndryshime në dieta, operacionin dhe terapitë neurostimuluese. Rreth 1/3 e epilektikëve nuk reagojnë ndaj medikamenteve," thotë Devinsky për Live Science.
Previous Post Next Post