Tiranë, makina godet frikshëm dy kalimtare, njëra në gjendje të rëndë

Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm, në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me urën e Lanës në kryeqytet, ka lënë të plagosura dy gra kalimtare, njëra prej të cilave në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku një mjet i tipit Audi, me targa AA 917 EE, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e pavarësisht përpjekjeve për të shmangur përplasjen e kalimtareve nuk ka mundur dot ta evitojë këtë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka shoqëruar në rajon drejtuesin e mjetit, ndërsa kalimtaret e plagosura janë transportuar menjëherë për në spital. Një ekip hetimor pritet të përcaktojë shkaqet e këtij aksidenti.
Previous Post Next Post