Loading...

Tiranë, aksident apo xhirime të "Agjenti 007"


Mesa duket Tirana po bëhet gjithnjë e më joshëse për realizimin e skenave filmike. Një skenë e tillë filmike u realizua disa ditë më parë pranë sheshit "Avni Rustemi", ku një autoveturë ngjyrë blu lartësohet duke bërë disa rrotullime në ajër pas një përplasjeje të frikshme.

Raportohet se njerëzit e ndodhur rastësisht aty, kanë kujtuar se ka qenë një aksident i vërtetë, madje shumë prej tyre kanë lajmëruar menjëherë policinë, ambulancën dhe mediat.

Nga të dhëna konfidenciale, aludohet se kjo skenë filmike është realizuar për llogari të versionit të fundit të filmit të mirënjohur hollivudian "Agjenti 007". Gjithsesi, gjithçka mbetet për t'u parë në të ardhmen.
Tiranë, aksident apo xhirime të "Agjenti 007" Tiranë, aksident apo xhirime të "Agjenti 007" Reviewed by Marion Mardodaj on 4/14/2015 07:08:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.