Loading...

Stadiumi i dytë i Tiranës së shpejti me 9600 stola

Së shpejti një tjetër impiant në dispozicion të futbolldashësve të Tiranës, dhe jo vetëm. Ka nisur te marre forme stadiumi “Selman Stermasi” qe prej muajit dhjetor i eshte nenshtruar nje rikonstruksioni te plote. Impianti ne qender te kryeqytetit eshte kthyer ne nje kantier ndertimi dhe shume shpejt pritet qe rrenojes se vjeter, ti zere vendin nje stadium i ri modern dhe brenda te gjitha standartave te UEFA-s. Betonimi i tribunave po perfundon thuajse, dhe brenda pak ditesh gjithcka do te jete gati per te instaluar 9600 stolat e porositur.

Kapaciteti i tribunave eshte shtuar. Terreni qe do te mireprese tapetin e gjelber qe eshte porositur se fundmi ne Itali dhe shume shpejt do te nise shtrimi i tij. Po punohet per vendin ku do te vendosen dy pankinat e reja qe do te vendosen nen nivelin e fushes, per permiresimin e kushteve ne ambientet e brendshme si dhe rrethimin e brendshem. Tribuna kryesore ka marre nje tjeter pamje nderkohe qe ajo perkarshi ka nisur te ndaje sektoret.

Rikonstruksioni ka nje vlere mjaft te madhe dhe puna qe po behet eshte voluminoze e per pasoje nevojitet dhe koha e duhur qe ky impiant i ri te perfundoj e te hape dyert per te pritur skuadren dhe tifozerine bardheblu. Një rikonstruksion që është përballuar dhe garantuar tërësisht nga presidenti Refik Halili, i cili përveç skuadrës është duke mbyllur edhe stadiumin me një kosto jo të vogël, por të detyrueshme për të ndërhyrë dhe që Tirana të mos degdisej më lart e poshtë për ndeshjet e saj./Ora Sport/
Stadiumi i dytë i Tiranës së shpejti me 9600 stola Stadiumi i dytë i Tiranës së shpejti me 9600 stola Reviewed by Marion Mardodaj on 4/16/2015 09:47:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.