Loading...

SHBA-të dhe Kuba shtrëngojnë duart pas 50 vjetësh

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai kuban, Raul Kastro, mbrëmë vonë janë përshëndetur me shtrëngim duarsh në Samitin Amerikan në Panama.

Në një fotografi shihen Obama dhe Castro duke biseduar në një grup të vogël të liderëve, në ceremoninë e hapjes së samitit në qytetin e Panamasë.


Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Obama dhe Kastro janë përshëndetur me shtrëngim duarsh dhe kanë biseduar për një kohë të shkurtër.

“Ky ishte një takim joformal dhe aty nuk kishte ndonjë fjalë të rëndësishme ndërmjet dy liderëve”, tha ky zyrtar.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Barack Obama dhe Raul Kastro, shpallën planet për ripërtritjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Duke mos i marrë parasysh disa takime joformale, liderët amerikanë dhe ata kubanë nuk kanë pasur ndonjë takim të rëndësishëm prej vitit 1959, kur Fidel Kastro, vëllau i presidentit Raul Kastro, dhe ish-lider shumëvjeçar i Kubës, e pat përmbysur diktatorin, Fulgencio Batista, që mbështetej nga Shtetet e Bashkuara./Bota Sot/
SHBA-të dhe Kuba shtrëngojnë duart pas 50 vjetësh SHBA-të dhe Kuba shtrëngojnë duart pas 50 vjetësh Reviewed by Marion Mardodaj on 4/11/2015 11:05:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.