Sazan Guri, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës

Sazan Guri, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës
 Sazan Guri do të jetë kandidati i radhës që do të garojë për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës. Ambientalisti Guri do të jetë kandidati i Partisë Ekologjike Europiane dhe do të garojë më vete në zgjedhjet e 21 qershorit.

Referuar njoftimin të shpërndarë për mediat nga kjo parti bëhet me dije se, nesër në orën 12:00, Sazan Guri do të mbajë një konferencë për mediat tek Diga e Liqenit, ku do të shpallë kandidimin si i pavarur në garën për Tiranën.

Previous Post Next Post