Loading...

Rama - Thaçi vlerësohen në Ulqin me titullin “Qytetar Nderi”



 Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, u vlerësuan sot nga komuna e Ulqinit me titullin “ Qytetar Nderi”.  Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Rama është ndjerë i nderuar për vlerësimin që i bëri Komuna e Ulqinit. Ajo që ia shtoi më shumë vlerat ceremonisë sipas kryeministri shqiptar, ishte prezenca e Presidenti të Malit të Zi. “Kënaqësi prej nderit të madh që më bëni.
Ceremonia na bashkon ne si shqiptarë dhe malazezet në një çast festiv. Çmoj praninë e Presidentit të Malit të Zi në këtë ceremoni. Dita e sotme është një moment reflektimi për rrugën tonë të përbashkët dhe neve na takon që të jemi nxitës të paqes”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Mjaft i nderuar është ndjerë edhe Hashim Thaçi, i cili tha se Kosova i është mirënjohëse Ulqinit për strehimin e të dëbuarve gjatë kohës së luftës. “ Nderimi nga Ulqini me një titull të tillë është një emocion i thellë për mua. Ulqini është një urë e popujve dhe bashkëpunimi i Kosovës me Malin e Zi është shumë i mirë”, u shpreh Thaçi.
Rama - Thaçi vlerësohen në Ulqin me titullin “Qytetar Nderi” Rama - Thaçi vlerësohen në Ulqin me titullin “Qytetar Nderi” Reviewed by Marion Mardodaj on 4/04/2015 01:22:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.