Loading...

Prorusët vrasin 6 ushtarë të Ukrainës


ushtaret ne ukraine

6 ushtarë ukrainas u vranë në lindje të vendit në dy incidente të veçuara, duke vënë seriozisht në rrezik armëpushimin e shkurtit.

Qeveria ukrainase bëri përgjegjës forcat rebele pro-ruse për këto sulme.

I pari ndodhi në një qytezë në afërsi të Luhanskut. 4 ushtarë humbën jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u godit me predha.

2 të tjerë u vranë pranë Mariupolit nga shpërthimi i një mine antitank. Në këtë incident mbeti i plagosur edhe një tjetër ushtar që u dërgua në spital me plagë të rënda.

Sulmet u paraprinë nga një shpërthim në Donjeck një ditë më parë ku u vranë 3 ushtarë të tjerë.

Që prej shkurtit, armëpushimi mes qeverisë dhe rebelëve i arritur në Minsk me ndërmjetësimin rus, gjerman dhe francez është dëmtuar rëndë nga disa incidente sporadike.

Rreth 6 mijë persona janë vrarë që prej nisjes së konfliktit në Ukrainën Lindore vitin e kaluar.
Prorusët vrasin 6 ushtarë të Ukrainës Prorusët vrasin 6 ushtarë të Ukrainës Reviewed by Marion Mardodaj on 4/05/2015 10:06:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.